• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Tifozët e Liverpoolit masakrohen papritur nga huliganët

Alb

Anetar i ri
ANETAR ✓
LV
0
 
Huliganizmi ka marrë formë në Kiev, ku një grup prej 20 huliganësh nazistë kanë sulmuar tifozët e Liverpool në një restorant ku situata paraqitej tejet e qetë.

Huliganët ishin të maskuar kur sulmuar tifozët e ekipit të kuq dhe pamjet janë vërtet të rënda, karrige, shishe e gota që thyhen mbi kokat e anglezëve, të cilët kanë mbetur të gjakosur me prerje dhe çarje në kokë e qafë.

Tifozët e Liverpool raportohet nga Mirror që kanë mbetur të shokuar dhe deri tani policia ka arrestuar vetëm 2 prej agresorëve.

Sulmi ngre frikën rreth potencialit për sulme të mëtejshme të huliganëve ndërsa Liverpuli përgatitet për finalen kundër Real Madridin për trofeun e Champions League nesër mbrëma.

Jason Frost, 50 vjeç, nga Nuneaton, u sulmua vetëm disa orë pas mbërritjes në Kiev pas një udhëtimi përmes Stambollit për të parë djemtë e Jurgen Klopp këtë të shtunë.

Ai tha:
Ishim duke ngrënë darkë dhe të gjithë ishim në punën tonë. Unë nuk erdha në Kiev për këtë. Erdha për të parë futboll. Kemi qenë këtu për katër orë dhe vetëm kur e pamë veten të mbuluar me gjak. Ata erdhën tek ne si një tufë qensh të egër. Ishte e tmerrshme!”
 
Back
Lartë