• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Thojne te paret ‘Të dua’ keto shenja te horoskopit

Mmogli

Anetar i ri
ANETAR ✓
LV
0
 
auto_1_1527088364-88561001527091210.jpg

Dilni bashkë prej kohësh dhe duket se çdo gjë shkon mirë: bini dakord me njëri-tjetrin, ndiheni mirë bashkë, argëtoheni.
Ndjeni pastaj se ka diçka më shumë, nuk është thjesht afeksion: është një magji fluturash në stomak. E megjithatë asnjë prej të dyve nuk e ka shqiptuar dyfjalëshin magjik: Të dua.
Pse? Ndoshta nga frika se do të shkatërronit romancën? Apo ndoshta keni frikë se kjo nuk është reciproke? E sigurt është se të gjithë ne e ngarkojmë këtë frazë me kuptim të tepruar, me shumë pritshmëri për t’u thënë në fillim të një historie dashurie.
Megjithatë, herëta a vonë fjala ‘të dua’ duhet thënë dhe për atë që e thotë i pari duhet kurajo e madhe. Dhe një pjesë e madhe e kësaj kurajoje ‘dekretohet’ nga shenja e zodiakut: sipas shtëpisë në të cilën keni lindur, mund të jeni ose të guximshëm edhe në dashuri.
Ka 5 shenja zodiakale që janë më të guximshme se të tjerat dhe secila prej tyre është e guximshme në mënyrën e vet: disa janë shumë kurajoze, të tjera besojnë në dashuri, të tjera thonë ‘të dua’ me qëllim vetësabotimin.

Demi. Kur demi dashuron, dashuron vërtet. Që do të thotë gjithmonë dhe përgjithmonë, pa marrë parasysh mundësinë për ta humbur këtë dashuri. Jo vetëm që një dem do të jetë i pari që thotë ‘të dua’, por nuk e harron ishi-n e tij derisa të dashurohet përsëri. Ja pse një dem jep më të mirën e tij në raportet dashurore.

Gaforrja thotë ‘të dua’ e para, por vetëm për ta larguar këtë peshë nga vetja. Është aq e tmerruar nga intensiteti ndjenjave të saj, sa e thotë aq herët, që pastaj të struket në guaskën e vet. Nëse partneri mendon se ndjen të njëjtën gjë, duhet të shtiret sikur s’ka ndodhur gjë dhe të mundohet të ndryshojë faktet, jo fjalët. Përndryshe Gaforrja do të gjejë një arsye për të sabotuar gjithçka dhe për t’i bërë ‘stand by’ ndjenjave.

Luani zakonisht thotë ‘të dua’ i pari, por vetëm për të shkurtuar kohën: urren pritjen dhe nuk ka frikë nga pasojat e shprehjes së ndjenjave të tij. Për të, të pranojë se është i dashuruar është rrjedha e natyrshme e gjërave. Për më tepër, mendimi se partneri nuk ndjen të njëjtën gjë, është krejtësisht i pakonceptueshëm për mbretin e zodiakut. Nëse ndjenjat e tij nuk janë të përbashkëta, Luani nuk ngurron ta braktisë marrëdhënien dhe të shohë në të ardhmen në kërkim të një situate më të mirë.

Peshorja do t’i thoshte ‘të dua’ edhe një llambe nëse do të mund t’i siguronte mbështetjen emocionale që kërkon në një marrëdhënie. Kjo nuk do të thotë se kjo ndjenjë nuk është unike kur shprehet nga një peshore, vetëm se për të fjala ‘të dua’ nuk do të thotë patjetër një kontratë në një lidhje dashurie. Në të njëjtën kohë, Peshorja ka aspirata të mëdha nga partneri me të cilin zgjedh të jetë. Kështu që nëse thotë ‘të dua’ lehtë, s’do të thotë që nga partneri pret të njëjtën gjë. Pak bipolare në këtë pikë...

Peshqit. Një peshk ofron të njëjtin përkushtim të pashembullt për partnerin ashtu siç bën dhe me miqtë, por nëse thotë ‘të dua’, të jeni të sigurt se e ka seriozisht. Partnerit i dedikon trupin dhe shpirtin, dashuri dhe përkushtim të patundur. Nëse keni pushtuar zemrën e Peshqve, atëherë do të jetoni një histori të gjatë dashurie. Gati?
 
Last edited by a moderator:
Goca peshqit jam une ???

Peshqit. Një peshk ofron të njëjtin përkushtim të pashembullt për partnerin ashtu siç bën dhe me miqtë, por nëse thotë ‘të dua’, të jeni të sigurt se e ka seriozisht. Partnerit i dedikon trupin dhe shpirtin, dashuri dhe përkushtim të patundur. Nëse keni pushtuar zemrën e Peshqve, atëherë do të jetoni një histori të gjatë dashurie. Gati?
 
:thumbsdown:
 
E them shpesh, n fakt kam pas nevoje me e thon si rezultat i mungesa qe kam bo ne shtepi e shoqeri.

Nuk eshte me nje tabu, po the "te dua" ke thene fjalen e fundit te zemres...

Po edhe "te kam xhan", si femijet, vallai nuk shkon !
 
Gaforrja thotë ‘të dua’ e para, por vetëm për ta larguar këtë peshë nga vetja. Është aq e tmerruar nga intensiteti ndjenjave të saj, sa e thotë aq herët, që pastaj të struket në guaskën e vet. Nëse partneri mendon se ndjen të njëjtën gjë, duhet të shtiret sikur s’ka ndodhur gjë dhe të mundohet të ndryshojë faktet, jo fjalët. Përndryshe Gaforrja do të gjejë një arsye për të sabotuar gjithçka dhe për t’i bërë ‘stand by’ ndjenjave.
 
nuk e di, sesht e natyres time te shprehem me kto fjale vend e pa vend.
Fjala (te dua) ka shume vlere dhe jan disa njerz te peshtire qe e perdorin per pislliqet e tyre dhe ja humbin vleren ksaj fjale.
disave ju ndjen (shpirti) edhe ne chat te shprehen me kto budalliqe, nejse nuk ju zej per te madhe aq intiligjenca se ca do prisja me shume nga nje cope mishi me dy sy.
njehere duaje veten pastaj do duash te tjeret :D
njerzit me vetbesim te vogel qe mos ngelen vetem i rin zvarr partnerit duke i ca hajdarin tu i then (te dua te dua) kto lloj njerzish kot e han buken dhe e ndosin airin.
Pranaj ngelin si victima duke u lute per dashuri si per nje cope buke.
 
Demi. Kur demi dashuron, dashuron vërtet. Që do të thotë gjithmonë dhe përgjithmonë, pa marrë parasysh mundësinë për ta humbur këtë dashuri. Jo vetëm që një dem do të jetë i pari që thotë ‘të dua’, por nuk e harron ishi-n e tij derisa të dashurohet përsëri. Ja pse një dem jep më të mirën e tij në raportet dashurore. ?
 
E them te dua ne cdo lloj marrdhenie kur e ndjej .Me pershtatet dhe horoskopi ne kete rast,demi
 
Kam ndryshu mendim tani:p
 
Back
Lartë