• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Thenje te ndryshme Islame

“O Zoti im, falmë mua dhe prindërit e mi, si dhe çdo besimtar, që kërkon strehim në shtëpinë time! Fali të gjithë besimtarët e besimtaret”. (Nuh: 28)

@Ablla mundesisht heren tjeter, nese nuk perton, ajetet Kur'anore i poston tek tema ku eshte Ajete Kur'anore ^_^
 
Namazi i sabahut është themeli i veprës dhe fillimi i sajë
Ibn Kajjimi...
 
Mos ju përgjigj personit i cili pyet nga zilia, urrejtja, inati... Sepse ndonëse i përgjigjesh më së miri dhe më së qarti, vetëm se do ta shtosh urrejtjen e tij, armiqësinë dhe zilinë.
Imam Gazali
 
Mësuesi është si druri, e nxënësi hije.
A mund të jetë hija e drejtë, nëse druri është i shtrembër?!
(Imam Gazali)
 
Këshillë për çdo vajzë:“Zemra e babait tënd, nuk përseritet më te asnjë mashkull tjetër”

Sabri Bajgora
 
"Njerëzit kanë nevojë me i trajtu butë."


Imam Ahmedi
 
“ Me të vërtetë prej urtësisë është heshtja, e shumë të pakët janë ata që heshtin.”

Llukman i urtë.
 
"Lebe jeden Tag, als wäre es dein letzter, Irgendwann wirst du Recht behalten."


"Jeto çdo ditë sikur të ishte dita e fundit për ty, në një moment do të kesh të drejtë."
 
Merrni mësim prej atyre që jetuan para jush, para se të marrin mësim ata që do të vijnë pas jush!


Ibn Xheuzi
 
"Edhe vdekja do të vdes, që në fund të mbet veç jeta. Asnjë rrenë s'do të mbesë, kur të gjykojë veç e vërteta".
 
Ata që ty të thonë: S’ke mundësi asnjëherë, ti s’mund ta bësh.. Në shumicën e rasteve janë ata që kanë frikë se ke mundësi, e do ta bësh!

[[ Ed’hem Sharkauij ]]
 
Kjo botë është tri ditë: E djeshmja; kaloi me atë që ishte në të, E nesërmja; ndoshta nuk mund ta arrish atë, E Sotmja; është e jotja, andaj vepro në të.

Hasan el-Basriu , Allahu e mëshiroftë!
 
“Formula më e thjeshtë…?

Ji i sinqertë në nijetin tënd të donë Allahu xh,sh dhe për ty bënë pranim në tokë e kështu do te të duan edhe njerëzit ” .

“Mirësia më e madhe… ?

Elhamdulilah që Allahu xh,sh na e ka ruajtur fenë tonë dhe na ka mundësuar që të qëndrojmë herë pas here mes duarve të Tij, kur shumë prej njerëzve e kanë shitur fenë e tyre për shumë pak gjera të kësaj bote “.

Dr. Khalid Ebu Shadi.
 
Back
Lartë