• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Thenie te mencura, qe tregojne thelbin e vertete te jetes!

Është e pabesueshme se çfarë mund të bëjë vetëm një rreze dielli, për shpirtin tënd


Dostojevski​

 
"Ti, në rrugët e jetës time, je si Hëna. Hëna shihet, pëlqehet, duhet por nuk arrihet".

Er-Rafij

315761016_5432247446905030_661165142566354159_n.jpg
 
Lum ata që Zoti i ka pajisur me zemër të mirë, pastërti shpirti, natyrë të butë, siguri të shpirtit, ëmbëlsi të gjuhës ❤️
Por, të gjitha këto duan përballje me një sjellje të mirë.
 
Mos u shqetësoni për dhimbjen. Do të shërohet. Vetëm mbani mend mësimin e mësuar. Do e kaloni por nuk do harroni. Kjo është bukuria e kohës dhe durimit.
 
Ndonjëherë, ne i dënojmë njerëzit e mirë sepse nuk pajtohemi me ta për disa çështje. Ne refuzojmë të shohim të mirat që ata po bëjnë apo posedojnë. Mosmarrëveshjet nuk e bëjnë automatikisht një person ekstrem, apo të keq. Mësoni të dalloni mes atij që me respekt nuk pajtohet dhe atij që është i keq!
 
Hiq inatin nga zemra. Pastrojeni atë. Zemra juaj është një organ i vogël. Kur e mbushni me urrejtje për dikë, po e pengoni atë të mbushet me dashurinë e të Plotfuqishmit dhe për njerëzit që duan të jenë pranë jush me dashuri dhe kujdes.
Gjithmonë kërkojini Atij që të na mbrojë nga zemrat që konsumohen nga urrejtja dhe zilia, e të na udhëheqë në rrugën e duhur.
 
Disa njerez jane te dashuruar por nuk jane bashke. Disa njerez jane bashke por nuk jane te dashuruar.
 
Jo çdo koment meriton një përgjigje. Disa njerëz japin vërejtje të çuditshme vetëm për të parë se si do të reagonit, apo do përgjigjeshit.
Mos thuaj asnjë fjalë.
Më mirë akoma, injorojeni.
Mos harroni, nuk duhet të reagoni për gjithçka dhe me këdo, sepse varet nga gjendja emocionale përgjigja që do merrni.
Ka raste kur duhet ti lini rehat njerëzit në kendvështrimin e tyre.
Mbani fokusin tuaj, qëndroni me këmbë në tokë.
Lërini njerëzit të thonë fjalën dhe mendimin e tyre.
 
Në jet, eshte nje "dehje"prej mendjelehtesise, fodullekut, mentalitetit.
Ne "artin ushtarak"eshte nje moment qe te kushton jeten ,sepse kalohet ne vetekenaqesi, mendjemadhesi.
Duket se keta njerez jane shume egoiste, gjer te cmendur per tu dukur.
Dhe gjithe kohen duan te tregojne "une jam, une di, tjeret s'dine,tjeret jane te shpifur,une jam i pasur"
Dhe njerez te tille duhet te kene prane vetes,njerez qe do ti donin shume dhe ti mbanin neutral, ti keshillonin, e ti ndihmonin per te qendruar me kembe ne toke.
Me nje fjale ti rrezojne nga piramida ata qe vuajne nga "sindromi unit".

(e huazuar)
 
"Allahu xh.sh ka krijuar njeriun ngase e do atë sepse nuk mund të krijohet diçka nga urrejtja. E përderisa jemi të krijuar nga dashuria atëherë jeta jonë nuk mund të ketë kuptim veçse me dashuri".
Ibn Arabiu

FB_IMG_1669360363718.jpg
 
E si ta harrosh dikë, emrin e të cilit e ke përmendur në çdo lutje.
Dhe pse lufton ta nxjerrësh nga lutjet e tua, por nuk mundesh.
Sepse kujton kur tu bë ilaç i shpirtit?
 
Mos e djeg zemrën me zili, mos e vrit me urrejtje, dhe mos e sëmur me keqdashje, jeto me zemër të shëndoshë, me qetësi shpirtërore, dhe lerja Krijuesit krijesat e Tij.
 
Back
Lartë