• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Thenie te mencura, qe tregojne thelbin e vertete te jetes!

Kush nuk di tu vlerësojë edhe nëse e bëni të pamundurën për të, nuk do e ndryshojë qasjen e tij ndaj jush.
Prandaj mos harxhoni energji për njerëz që vetëm dinë të duken por nuk janë,sepse ata nuk zgjedhin kurrë vlerat apo virtytet, para leverdisë tyre!
 
Ç'të duhen fjalët e dikujt që të shet e blen sa herë i duhesh sipas interesit.
Kur sjelljet e të cilit të poshtërojnë ne të gjitha mënyrat.
Njerëz të tillë hidhi në kosh me këpucët e vjetra!
 
Shpirtit fisnik dhe të edukuar, nuk i ndryshojnë moralet, pavarësisht rrethanave, atij i shkëlqen modestia në mirëqenie ndërsa durimi i bukur në sprova!
 
Ruani respekt për ata të cilët ju kërkojnë pa asnjê arsye, jo se kanë diçka, por thjeshtë vetëm për të ju pyetur si jeni!
 
Ka nga njerëzit që në gjithçka të tyren duan të trajtohen me dashuri, por nuk ua dhurojnë të tjerëve të njëjtin kujdes, e ka nga ata që edhe kur përballen me mos mirënjohje plot injorancë, nuk dinë ti trajtojnë të tjerët vetëm se me mirësjellje dhe dashuri.
 
Disa njerëz mundohen që të paraqitën si mbrojtës por në fakt ata nuk janë asgjë më shumë sesa shkatërruesit tuaj...

315455830_5416748861788222_666022346420677656_n.jpg
 
Ka njerëz që deri në mesditë urrejnë gjithë botën, kurse pas mesditës urrejnë veten.
Qëndro larg njerëzve të tillë se kurrë nuk mund tê gjesh arsyen!
 
Me fat kush provon që hapat e tij të ecin në rrugën e zemrës së dikujt!.
Apo hapat e dikujt të ecin në rrugën e zemrës tënde.
Eshtë e trishtueshme mos e kesh provuar kurrë!
 
Ai që është i verbër karshi vlerave tua, nuk mund ta bësh të të vlerësojê me gjithë mirësjelljen tënde ...
 
Back
Lartë