• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Thenie te mencura, qe tregojne thelbin e vertete te jetes!

Nuk janë të gjithë të përzemërt me ty. Shumica, në të vërtetë, janë të përzemërt me nevojat e tyre. Sapo të përmbushen ata, ndryshon "përzemërsia" e tyre karshi teje.
 
Askush nuk e veren merzine tende derisa te kthehet ne zemerim, tani te thone person i çart
 
Ndonjehere edhe gabojme duke menduar se mundemi te arrijme lumturine keshtu, por djalli gjithmonë te detyron me menyren e tij te gabosh, duke bere gjera qe nuk duhet.
 
“Njerëzit më të rrezikshëm për njeriun, janë ata që e lavdërojnë për ta përdorur dhe nuk e këshillojnë kurrë.”

Shejh AbdulAziz et Tarifi حفظه الله
 
Karakteri është diçka e gëdhendur thellë në qenien e njeriut, diçka më e fortë se sa vetëdija e njeriut,karakteri është vula e njeriut,dhe nuk do duhej të anonte nga kojtja (interesi) por jeta ka vërtetuar se njerëzit janë të përmbytur në interes!

(huazuar)
 
Kur të jesh vetëm, kontrolloji mendimet;
Kur të jesh me njerëzit, kontrolloje gjuhën;
Kur të jesh në halle, kontrolloji ndjenjat dhe emocionet, e
Kur të arrish suksesin, kontrolloje egon, arrogancën dhe vetëmburrjen!

(Parafrazuar nga Dr. Tarik Suvejdan - e përpunuar)
 
Mos u fik! Sepse mund të jesh kandili dikujt, pa e ditur.

Rumi
 
Në fakt, sa më shumë që mendja të luftojë për të hequr qafe dhimbjen, aq më e madhe bëhet dhimbja.

- Gabor Maté
 
Back
Lartë