• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Thenie te mencura, qe tregojne thelbin e vertete te jetes!

Nuk ka asgjë më fisnike në këtë botë se sa ta largosh dhimbjen nga ai, që nuk është në gjendje ta përshkruajë dhimbjen e tij!

S.Bajgora
 
Kush tha që nuk ka yje ditën?, Ata që thanë nuk i kanë par syte e tu.
 
Kur kepucet te shiten ne rafte të bukura e te qelqta neper dyqane te kondicionuara dhe te shiten librat ne rruge mbi kartona siper trotuarëve, atehere dije se i kemi lene pas dore mendjet tona.

IMG_20211101_211823.jpg
 
“Dovrei chiedere scusa a me stessa per aver creduto sempre di non essere mai abbastanza.”

Alda Merini
 
"Nëse brenda teje dëgjon zërin qortues ndaj veprave dhe fjalëve tuaja, atëherë dije se ti ende je gjalle".

Halid el Bekr
 
Jeta nuk është e zymtë, përkundrazi ajo është me ngjyra, nëse ti je artist i vërtetë për t'i dhënë kuptim ngjyrave të saj.
 
Ekziston një provim i cili quhet: Edukate shpirti dhe Mirësjellje, të cilin shumë të diplomuar ende se kanë dhënë.
 
Ndoshta Allahu të ka bërë të qash sot, që të të bëjë të lumtur tërë jetën!
Mos harro, pas çdo sprove, qëndrojnë urtësi të mëdha!
 
Mos u ekspozo,
Ruaje veten vetëm për atë që ke në shpirt.
Do ndjehesh krenare një dit.
E veçantë…?❣️
 
Të buzëqeshësh duke harruar cdo gjë është shumë më mirë sesa të kujtojsh disa gjëra dhe të mërzitësh.!!
 
E META IME ËSHTË TOLERANCA

Në ka të metë në veten time,
Është toleranca e tepruar,
Që shpesh më bën të fal gabime,
Edhe më pas të jem penduar.

Askënd në jetë s' paragjykova,
S' i vesha kurrë ndjesinë e fajit,
Në maksimum i respektova,
E prapë u gjenda në mes të zjarrit!

Me sa kuptova, do jesh e mirë,
Vetëm atëherë kur do t' ju bindesh,
Kur t' ju plotësohet çdo dëshirë,
Sado që shpirti të të vritet!

Ky është më tepër se egoizëm,
E meta ime është toleranca,
Që shpesh më çon në pesimizëm,
Pse s' i ndëshkova, por i fala?!

Web
 
Na akuzojne shpesh per sjelljen tone, por harrojne se ata do te gjejne tek ne, djallin ose engjellin qe po ata vete do te zgjojne.
 
Dy gjëra e ndryshojnë pikëpamjen tënde rreth jetës: Sëmundja dhe vetmia!
 
Back
Lartë