• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Thenie te mencura, qe tregojne thelbin e vertete te jetes!

Të vërtetat e jetës

•Askush nuk është i vërtetë në këtë Botë përveç nënës...!"

•I varfëri nuk ka shokë.
•Njerëzit nuk duan mendime të mira dhe sinqeritet, por duan lajka dhe njerëz që u bëjnë qejfin edhe kur gabojnë.
•Njerëzit i respektojnë paratë por jo personin.
•Ata që i dashuron më shumë, të lëndojnë më së shumti në jet!
 
“Unë do të bashkohesha me këdo për të bërë mirë dhe me askënd për të bërë keq.
I urrej ata njerëz që bëhen grup për ti bërë keq dikujt, apo ta bëjnë një person të ndihet keq, me tê padrejtë,,
 
“Zemra e njeriut nuk është çarçaf që t’i shtrohet çdokujt që të del pêrpara, apo të saponjohur, jeta do kujdes, e kjo nis që nga zgjedhja e njerëzve qê mbanê pranë vetes, apo i thua gjërat tua me mirëbesim.
Njerëzit, duhet shume kohë ti njohësh e ti vendosësh afër zemrês.
Ndryshe je i keqi vetes...!"
 
Hygo: NJERIU QE QESH

"...Kur u bëni njerëzve keq, ju merrni përsipër një farë përgjegjësie. Duke vënë tjetrin në rrezik, ju vini edhe jetën tuaj në rrezik, sepse rrjedha e ngjarjeve mund t’iu përmbysë pa pandehur edhe ju. Por kjo nuk e ndalon njeriun që është me të vërtetë i keq. Vuajtjet e njerëzve janë gëzim për të. Ai dëfren kur sheh tjetrin që sfilitet. Vuajtjet e ngazëllejnë pa masë. Atij i këndon zemra kur sheh tortura. Ambicie, lakmi janë fjalë që duan të thonë se dikush flijohet për të kënaqur tjetrin. Sa gjë e trishtuar: edhe vetë shpresa mund të ketë një kuptim të mbrapshtë.
Të kesh mëri dikë, do të thotë t’i duash të keqen. Pse jo të mirën? Mos vallë sepse vullneti ynë priret më shumë nga e keqja? Një nga detyrat më të rënda për njeriun e drejtë, është të shkulë vazhdimisht nga shpirti i tij një keqdashje që mezi duket. Pothuajse të gjitha dëshirat tona, po t’i këqyrësh hollë përmbajnë diçka që do na vinte turp t’i rrëfenim.
Por keqbërësi i përsosur – dhe në botë ka vërtetë një përsosuri të fëlliqur – ndjek këtë rregull: sa më keq për të tjerët, aq më mirë për mua.
Ndërgjegjja e tij është një gufë e errët, ku ka bërë shtratin në shpirtrat e vrarë.
 
E kam kaluar tërë jetën me ndjenjën se unë duhet të iki...

279268340_4860812327381881_4228330099756775714_n.jpg
 
Alphonse Karr
-----------------------
Besoj në zotin që ka krijuar njerëzimin, jo në zotin që krijoi njerëzimi...
 
Njeriu mund t’i falë e t’i tejkalojë shumë padrejtësi që i janë bërë, përveç nënçmimit nga ai, të cilit ia ka hapur zemrën dhe i ka besuar më së shumti!
 
Të gjithë shkruajnë për dashurinë dhe dhimbjen por, dashuria dhe dhimbja e vërtetë nuk mund të rrëfehet...
?
 
Sa shumë do doja ta shikoja veten, nga këndvështrimi i një personi te cilin e mbaj ne shpirt..
?
 
Bukuria e shpirtit është gjëja e vetme, që i verbri mund ta shohë dhe i shurdheri mund ta degjoje...
?
 
Nëse ke aftësinë për të dashur, së pari duaj Allahun.
E nëse nuk e ke këtë aftësi je një njeri i mbaruar, e të ka mbetur vetëm ta kuptosh!
 
Back
Lartë