• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Thënie të burrave të famshëm për femrën!

Mignonne

S.E.N.T.??
STAFF
Adm Nt2
LV
0
 
Femra sheh thellë, mashkulli larg.
Grabe


Mashkullin gjithmonë e tërheq më tepër gruaja që in-teresohet për të, sesa gruaja që ka këmbë të bukura.
Kurtleni

Gruaja është e lumtur dhe realizon gjithçka që do kur e pushton mashkullin: së këndejmi pjesa më e madhe e jetës së saj i është kushtuar përvetësimit të shkathtësisë së pushtimit të meshkujve.
Tolstoi

Ekzistojnë dy lloj njerëzish, që nuk dinë asgjë për gratë: meshkujt e martuar dhe të pamartuarit.
Sagani

Përse femrat e bukura martohen me meshkuj të mërzitshëm? Sepse meshkujt inteligjentë nuk martohen me femra të bukura.
Momi

Gruaja i sjell burrit vetëm dy ditë lumturi: ditën që martohet dhe ditën që e përcjell në varr.
Aristofani

Disa gra sillen ndaj burrave si policia e kufirit: një palë i dëbojnë, të tjerët i lejojnë të kalojnë kufirin.
Nesini

Femrat kanë trilluar dashurinë, ndërsa meshkujt vetëm martesën dhe besnikërinë.
Valeri

Po desh t’i kuptosh meshkujt, studio femrat.
Franceze

Gruaja duhet të falenderojë përëndinë kur e ka burrin me të meta: burri pa të meta është spektator i rrezikshëm.
Halifaksi

Të gjithë meshkujt e martuar janë pronë e gruas, ky është i vetmi definicion i drejtë se ç’është pasuria e vërtetë e gruas së martuar.
T. Bernardi

Më e mira armë që të mundni gruan është kapela juaj, merreni dhe ikni.
Banymm

Të arsimosh një mashkull do të thotë të arsimosh një person; të arsimosh një femër, do të thotë të arsimosh një shoqëri.
Gandi

Mashkulli propozon kurse femra zgjedh.
Kierke0ardi

Grua moj, burri yt nuk kërkon bukuri, por një mori virtytesh.
Eurtfidi

Femra që i lejon mashkullit puthjen, nuk do t’i privojë edhe të tjerat.
Franceze

Mashkulli në gjithëçka që bën ka parasysh qëllimin, kurse femra mashkullin.
Grafi

Sikur meshkujt të ishin dashnorë të mrekullueshëm siç flasin, femrat s’do të kishin kohë as të krihen.
Gitri

Nganjëherë femra fsheh nga mashkulli dashurinë që ndien për të, ndërsa në të kundërtën artificializon dashurinë që fare s’e ndien.
La Bryeri

Mashkulli është më i dobët, kur femra e bukur i thotë me ledhati, je i fortë.
Bartoni

Zoti e krijoi femrën për dobi të mashkullit.
Tenisoni

Arkeologu është bashkëshorti më i mirë që mund të ketë gruaja: sa më e vjetër të jetë ajo, ai më tepër interesohet.
A.Kristi

Gruaja bart çdo barrë nëse ia ka ngarkuar burri.
Aristofani

Femrat nuk mund ta çmojnë mashkullin e mençur përderisa nuk martohen me ndonjë budalla.
Safiri

Femra mund t’i bëhet mikeshë mashkullit vetëm me këtë radhë: së pari e njohur, pastaj dashnore, e më pastaj mikeshë.
Çehovi

Femra që e dashurojnë dhe e cila dashuron, është e lumtur dhe nuk dëshiron tjetër. Mashkulli që e dashurojnë dhe i cili dashuron gjithandej dëshiron edhe gjëra të tjera.
Kurtleni

Sikur të mos ekzistonin meshkujt, femrat kurrë nuk do të fjaloseshin.
Let Bryeri

Kur gruaja ka burrë të mirë, kjo shihet në fytyrë.
Gëte

Gjëja më e rendësishme në jetë për mashkullin është fama, kurse për femrën dashuria.
Balzaku

Në botë ekzistojnë edhe gjëra të tjera, jo vetëm lidhje dhe ndarje mes meshkujve dhe femrave.
Tagora

Mashkulli është xhelos në qoftë se puth, femra edhe në qoftë se nuk puth.
Kanti
 
Last edited by a moderator:
Djemtë shpesh humbasin atë që ia vlen ndërsa marrin atë që është në dispozicion!
 
Back
Lartë