• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Testi anti-doping/ Zbulohet substanca që përdori Romela Begaj

centos

🅵🅾🆁🆄🅼🆂🅷🆀🅸🅿.🅲🅾🅼
ANETAR ✓
LV
0
 
romela-begaj14-300x188.jpg
Peshëngritësja shqiptare Romela Begaj, e cili arriti të fitojë titullin e kampiones botërore në peshëngritje, rezultoi sërish pozitive ndaj testit anti-doping.

Testi zbuloi se Begaj kishte përdorur substancën e Stanozololit, të njëjtin medikament që përdori pak vite më parë, kur rezultoi pozitive.

Mësohet se substanca e “Stanozololit” ndihmon në rritjen e masës muskulore, shtimin e rruazave të kuqe në gjak dhe forcimin e kockave. Edhe më parë shumë sportistë kanë rezultuar pozitiv ndaj kësaj substance dhe janë penalizuar rëndë, si heqje titujsh, pezullime për një afat të caktuar kohor për të mos marrë pjesë në kompeticione ndërkombëtare, ndëshkime me gjobë etj.

Për herë të parë, kjo lloj substance u soll në treg në SHBA, nga Vinthrop nën emrin “Vinstrol” dhe në Evropë nga partneri i Vinthrop – Bajer, nën emrin “Stromba”, në vitin 1962, “Stanozolol”, shkruan ‘Panorama Sport”.

Kjo substancë përdoret edhe sot te te personat që bëjnë palestër, por mbi të gjitha kjo substancë është shumë e njohur edhe në arenën veterinare, për të rigjeneruar kafshët, si kuajt, apo edhe qentë, në patologjitë që ato mund të përballen.
 
Back
Lartë