• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Terroristi grek ndërpret grevën / Për 66 ditë Koufontinas kërkoi transferimin nga burgu i Koridhalos

...

Kontributor
LV
0
 
Terroristi grek ndërpret grevën / Për 66 ditë Koufontinas kërkoi transferimin nga burgu i Koridhalos


Pas 66 ditësh krye ekzekutori i organizatës terroriste “17 Nëntori”, Dhimitris Koufontinas ka ndërprerë grevën e tij të urisë.63 vjeçari kishte hyrë në grevë me kërkesë transferimin e tij në burgun e Koridhalosë pas një vendimi të qeverisë në dhjetorin e kaluar që ndalonte të dënuarit për terrorizëm të mbaheshin në një burg rural. Duke ju referuar protestave gati të përditshme në përkrahje të kërkesës së tij, Koufodina në deklaratën e tij telefonike nga spitali i Lamias ku ndodhej në gjendje kritike për jetën duke u mbajtur me serume, ka thënë se ‘’Ajo që po ndodh jashtë është shumë më e rëndësishme se shkaku për të cilën filloi dhe ka falenderuar miqtë ,shokët si dhe njerëzit progresivë për mbështetjen e tyre. Në lidhje me kryeministrin Mitsotakis ai ka thënë gjithashtu se "familja në pushtet ka treguar se sa e pamëshirshme është në poshtërimin e ligjeve dhe Kushtetutës, në administrimin e drejtësisë dhe për këtë gjykohen nga njerëzit që dalin në rrugë ". Çështja Koufodina ndau në dy pjesë opinionin publik si dhe mori dimensione politike në Greqi pasi kreu i opozitës Aleksis Tsipras i beri thirrje qeverisë të mos bëhej Greqia vendi i parë europian ku do të vdiste dikush nga greva e urisë. Nga ana tjetër kryeministri Mitsotakis ka refuzuar ndryshimin e ligjit, siç është shprehur ai, për një vrasës terrorist. Koufodina është akuzuar për 200 vepra penale në 84 akte, përfshirë vrasjet, të cilat kreu si anëtar i organizatës terroriste 17 Nëntori që nga fillimi i vitit 1983 dhe është dënuar me 11 herë burgim te përjetshëm dhe 25 vjet burg për pjesëmarrje në 11 vrasje, shpërthime, grabitje dhe pjesëmarrje në grupin terrorist.
 
Back
Lartë