• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Termet tek Spanja pas dështimit në Botëror

Alb

Anetar i ri
ANETAR ✓
LV
0
 
spanja-trajneri-600x350.jpg
Botërori i Rusisë rezultoi një dështim total për Spanjën, që ishte një prej pretendenteve për ta fituar atë.

Aventura ruse nisi keq për “La Roja”-n, me shkarkimin e Lopeteguit dy ditë para fillimit të kompeticionit, dhe u mbyll me eliminimin nga Rusia në 1/8-at e finaleve.

Tani, drejtuesit e Federatës së vendin iberik kanë nisur kërkimet për trajnerin e ri të saj, që do të marrë vendin e Hierros, zëvendësuesit të Lopeteguit. Sipas të përditshmes spanjolle “AS”, në “pole position” për të marrë drejtimin e skuadrës spanjolle është Quique Sanchez Florez, por edhe Luis Enrique duket se ka mundësitë e tij.

Quique Sanchez Flores është për momentin i lirë, pasi nuk ka marrë asnjë skuadër pas largimit nga Espanyol në muajin prill. Ai vlerësohet për eksperiencën e fituar prej tij në Spanjë dhe jashtë saj.

Sipas “AS”, Sanchez Flores i ka aftësitë për të ndryshuar trendin e përfaqësueses dhe për të bërë ndryshimet për të cilat ka nevojë skuadra.

Për sa i përket Luis Enriques, ish-trajneri i Barcelonës e ka shfaqur në të kaluarën dëshirën për të drejtuar kombëtaren spanjolle. Por, ka edhe kandidatura të tjera që mund të marrin “frerët” e “La Roja”-s, siç janë Michel, Paco Jemez apo Quique Setien, ndërkohë që nuk duhen nënvlerësuar as kandidaturat e Rafael Benitez, Unay Emery, Marcelino apo Roberto Martinez, por këta të fundit janë në kontrata me skuadra të tjera.

The post Termet tek Spanja pas dështimit në Botëror appeared first on Lajmi i Fundit.
 
Back
Lartë