• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Tensione në lindje të Ukrainës, vriten dy ushtarë

centos

🅵🅾🆁🆄🅼🆂🅷🆀🅸🅿.🅲🅾🅼
ANETAR ✓
LV
0
 
ushtria-ukrainase-401x230.jpg
Ushtria ukrainase, ka thënë se dy ushtarë të saj janë vrarë dhe pesë të tjerë janë lënduar, pasi një pajisje shpërthyese ka dëmtuar një makinë ushtarake në lindje të këtij vendi.

Konflikti në këtë pjesë të Ukrainës mes ushtararëve ukrainas dhe separatistëve pro-rusë vazhdon, pavarësisht një marrëveshjeje për armëpushim afatgjatë.

Përmes një deklarate, ministria e Mbrojtjes, ka thënë se dy ushtarët janë lënduar, pasi separatistët kanë shkelur armëpushimin tri herë në 24 orët e fundit.

Në anën tjetër separatistët, kanë pretenduar se forcat qeveritare të Ukrainës e kanë shkelur marrëveshjen shtatë herë.

Nga prilli i vitit 2014, më shumë se 10,300 persona janë vrarë në luftimet mes forcave të Kievit dhe separatistëvë pro-rusë, të cilët kontrollojnë disa pjesë të rajoneve të Donetsk dhe Luhansk, raporton Radio Europa e Lirë.

Armëpushimet janë njoftuar në kuadër të marrëveshjeve të Minskut në shtator 2014 dhe shkurt 2015, të cilat kanë pasur qëllim të zgjidhin problemin, mirëpo të dyja kanë dështuar në zbatohen.
 
Back
Lartë