• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Tenistja Naomi Osaka fiton turneun US Open

Alb

Anetar i ri
ANETAR ✓
LV
0
 
tenistja-600x337.jpg
Tenistja, Naomi Osaka ka fituar garën në turneun US Open, teksa kundërshtarja e saj, Serena Williams e ka akuzuar gjyqtarin se është kthyer në “hajn”, duke shënuar kështu disa nga skenat më dramatike të finales Gram Slam.

Osaka ka triumfuar kundër Williams me rezultat 6-2, 6-4 në Nju Jork.

Fituesja 20 vjeçare ka qenë tejet e fokusuar në lojë, duke u bërë japonezja e parë që ka fituar titull Grand Slam.

Ndërkohë Williams ka refuzuar të përshëndetet me gjqytarin, Carlos Ramos pas ndeshjes.

Serena, 36 vjeçare ka përgëzuar Osakan për një fitore të jashtëzakonshme në këtë finale.

Mirëpo situata ka qenë tensionuese në Stadiumin Arthur Ashe, pasi Serena është drejtuar afër gjyqtarit Ramos, duke bërtitur dhe nisur akuza kundër tij, derisa publiku ka brohoritur në mbështetje të ish-tenistes më të mirë në botë.

“Ju jeni gënjeshtar. Nuk do të jeni pjesë e ndeshjeve të mia për aq kohë sa jeni gjallë. Kur do të kërkoni falje? Shprehni keqardhjen tuaj”, i ka thënë ajo portugezit.

Osaka në anën tjetër ka thënë se “më vjen keq që ka përfunduar kështu”.

The post Tenistja Naomi Osaka fiton turneun US Open appeared first on Lajmi i Fundit.
 
Back
Lartë