• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Të premten e 27 Korrikut mbani sytë lart nga qielli, do ketë eklips

Alb

Anetar i ri
ANETAR ✓
LV
0
 
Banoret e tokes do te kene shansin te shikojne eklipsin më te gjatë hënor për këtë shekull. Ky eshte nje rast per të parë nga afër planetin Mars. Të premten e 27 Korrikut eklipsi hënor do të shihet në pjesën më të madhe të Europës, Azisë, Australisë, Afrikës dhe një pjesë të Amerikës Jugore.

Amerika Veriore dhe ajo Qendrore nuk do të mund ta shohin këtë eklips, megjithatë astronomët janë përgatitur për ta shijuar këtë moment dhe pritet që ta transmetojnë live në internet.

Specialistet thone se ky do të jetë eklipsi i dytë hënor për 2018-ën. I pari ndodhi më 31 Janar dhe zgjati në total 3 orë dhe 23 minuta. Megjithatë koha që eklipsi ishte i plotë, ishte 1 orë e 16 minuta.

Eklipsi i ri hënor pritet të zgjasë 1 orë e 43 minuta dhe gjithsej 4 orë, duke u bërë kështu eklipsi më i gjatë për këtë shekull.

Eklipsi i plotë është një fenomen i rrallë që ndodh kur Hëna, Toka dhe Dielli alinjohen dhe hëna e plotë kalon pas planetit tonë, duke rënë në hijen e tij.
eklipsi-1-600x305.jpg


The post Të premten e 27 Korrikut mbani sytë lart nga qielli, do ketë eklips appeared first on Lajmi i Fundit.
 
Back
Lartë