• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

të mirat dhe te keqijat e forumeve shqiptar!?

P

Pansophia

Guest
...duke mare parasysh eksperientat personale qe keni kaluar ne forum/blog gjate ketyre vitete, cilat jane gjerat qe mund te veconi per mire dhe per keq ne forumet shqiptare?
 
Per mire :

Fakti qe te jepet mundesia qe te komunikosh anembane botes , te jesh me prane lajmit , jetes se perditshme edhe Pse Nuk je present ne vendet perkatese .. fakti qe shkepusim e ndajme me njeri tjetrin momente nga jeta personale e perditshme , pra Krijon nje fare shoqerie/komuniteti.. qe mban gjalle edhe nje fryme te percaktuar , si ne k’te rast rrjedhen dhe historine Shqiptare .

Per keq :

Niveli I ulet I komunikimit ne pergjithesi , mos respektimi i rregullave , dalin jashte realitetit per pak reputacion virtual ...dhe mos interesi per informacione te ndryshme ... pervecse ato tipike .

Kjo e fundit eshte acaruese .
 
E mira: komentet qe me bejn per te qeshur.

Te keqijat:
  • Kur vemendja perkthehet si fiksim.
  • Kur humori perkthehet si ironi/sulm, pavaresisht se qellimi ishte thjesht per te bere njeri tjetrin per te qeshur.
  • Kur stili i komunikimit virtual shikohet si tregues i nivelit kulturor ne jeten e vertet.
 
Spo hap barkun më mirë :p
 
Duke qen qe ky eshte i vetmi forum qe njof kam shku edhe nga lagja re per hir te disa shoqeve :p Por jo me nai interes me von re tmira te keqija edhe sdi ca me thon rreth ksaj gjoje ?
 
Personalisht jam nje atribues i madh i forumeve dhe kjo gje ka ardhur si pasoje e chatit si shumica ketu..

Gjerat e mira qe mund te vecoj pertej shoqerise qe mund te krijosh, personalisht jam bere nje lexues shume i mire edhe pse ne shkrime nuk jam aq.

Gjeja negative mund te them qe ne kohet e sotme njerezit kane me shume deshire te flasin per veten, se sa te perfitojne dicka rreth forumit.
 
Te mirat:behesh pjese e nje shoqerie vrtuale.
Meson shume gjera.
Nxit arsyen dhe llogjken per problematika te ndryshme.
Meson nga pervojat e te tjereve.

Te keqijat:Kur zihesh me dike futen turma per te mbrojtur qokun/qoqen.
 
Unë mendoj se forumet nuk kanë të këqija, por vetëm të mira, kur përdoren siç duhet.
Të mirat janë sepse në këto kuvende interneti shkëmbehen mendime dhe informacione, plus që mërgimtarët i mban në kontakt me gjuhën dhe vendin nga vijnë.

Për të ndërtuar një kuvend interneti, duhen dy gjëra: 1) iniciativa dhe njohuritë kompjuterike 2) aftësia drejtuese dhe organizuese.

Për fat të keq, në gjithë këto vite, kemi parë vetëm njerëz që kanë të parën, por jo të dytën. Nuk ka forume me 100-200 anëtarë në linjë, me mijëra vizitorë, e me një nivel të mirë. Forumet shqiptarë nuk kanë origjinalitet, janë vetëm kopjacë, pa ide.

Shumica e pronarëve të forumeve shqiptarë janë analfabetë që nuk dinë as të shkruajnë. Si mund të presësh nga njerëz të tillë që të kenë logjikën, aftësinë drejtuese dhe organizuese për të ndërtuar kuvende të mëdha e të suksesshme?

Deri më sot nuk kemi parë, e nuk dihet nëse do të shohim në të ardhmen.
 
Last edited:
z, @Artin nuk po heq asnje pike nga kendveshtrimi juaj ne lidhje me forumet po me duhet te te them, forumet ne teresi kane vdekur cikli i tyre ka mbaruar qe nga momenti qe u paraqiten platorma facebook/messenger/insta etj..
 
Mendoj se eshte ber bajat me chit chat kot me kot
Sgjen nji qe ja vlen te diskutosh nji argument
Ose me sakte nuk para gjen materiale

F.sh ka qene dorumi i pare
Dhe kam qene useri i 23 me duket qe ham regjistru
Ihaaa ne 2000
E atje nuk ka pase shume chit chat
Moderatore Albo. Paganini morfeus etj etj
1 here te thonin jo chit chat te dyten e kishe baned 1 jave
 
@CIBOX, nuk e mohoj që dhe ato kanë ndikuar, por dhe pa u bërë akoma popullore ato, nuk është se ka pasur forume shqiptare të mëdha e të suksesshme.
FB, Instagram etj. si këto, janë vende për të mbajtur lidhjet me familjen, kushërinj e shokë që i njeh.
Unë nuk mendoj që ato mund t'i zëvendësojnë forumet.
 
Grate e kqija edhe mashkujt si gra :D
 
Perdorin fotot e antareve per shantazh!
Dhe te mira se ka njerez super tmir
Cilat foto, ato qe postohen ne forum?

Cfare shantazhi?

Ka ligje per keto, mund te beni denoncim.

Te mira: ben pak humor me disa persona qe nuk i njeh fare.

Te keqijat: behesh addicted humb sensin e kohes.
 
Back
Lartë