• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Të ecësh 600 metra në një litar. I riu francez bën çmendurinë

...

Kontributor
LV
0
 

Të ecësh 600 metra në një litar. I riu francez bën çmendurinë​



vlcsnap-2021-09-19-18h14m03s610.png

https://top-channel.tv/video/top-ch...ra-ne-nje-litar-i-riu-francez-ben-cmendurine/

Një i ri francez mahniti turmat në qendër të Parisit duke ecur 600 metra në një litar midis Kullës Eifel dhe Sheshit Trocadero.

Nathan Paulin, një akrobat i famshëm për të ecurën mbi litar, zhvilloi sfidën në një litar vetëm 2.5 cm të gjerë.

Mijëra njerëz e ndoqën atë, duke filluar ecjen nga kati i parë i kullës, 70 metra mbi tokë, ndërsa vetë ai tha se sfida ishte më e vështirë seç kishte menduar.

“Unë kisha menduar shumë për këtë dhe ishte mirë të isha atje. Nuk ishte e lehtë të ecja 600 metra, të përqendrohesha, me gjithçka përreth, presionin. Nuk ishte aq e lehtë sa mendoja, por gjithsesi ishte e bukur. Jam i lumtur që e kam arritur dhe që isha në gjendje të ndaj me të gjithë

Paulin e bëri rrugën – me shumë kujdes -dhe u ndal disa herë për të kryer disa akrobacira për turmat.
“Ishte e vështirë të instaloje këtë linjë sepse teknikisht është e komplikuar për sa i përket lejeve. Ishte më stresuese për mua për shkak të turmës, sepse kishte shumë njerëz. Por kushtet ishin goxha të mira dhe ishte shumë e bukur. Nuk kishte probleme me motin, ishte mirë”.

Paulin e përshkroi përvojën si “një ëndërr”.


Top Channel
 
Ehhh kjo nuk eshte asgje para ures se siratit apo jo @Kresha 😅
Eh, ajo eshte me e holle se qimja e flokut dhe ms e mprehts se tehu i shpates ( sipas haditheve)
 
Back
Lartë