Mediet italiane raportonin se Napoli ka mbyllur thuajse gjithçka në marrëveshjen për Lozano, por të drejtat e imazhit janë problemi kryesorë që po pengon kalimin e lojtarit në Serie A.
‘France Football’ së fundmi raporton se Monaco po favorizohen nga kjo situatë, dhe ata mund të arrijnë kompromis me lojtarin, lidhur me të drejtat e imazhit, dhe të marrin nënshkrimin e tij, transmeton lajmi.net.
Lozano dëshiron të ruaj të drejtat e imazhit që i përkasin nga kontrata e tij në Meksikë, kurse Napoli nuk po arrin të pajtohet me këto.
Monaco në anën tjetër thuhet se janë të gatshëm ta lënë lojtarin të qëndrojë me kontrata që ka arritur deri më tani, duke u favorizuar kështu për nënshkrimin e tij. /Lajmi.net/
Shkruar nga: taulantg