• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Të bëhesh burr shteti.

Zeus

Anetar i ri
ANETAR ✓
LV
0
 
Hoxha bëri të kundërten, Shqipërinë e ktheu në kasaphane kundër inteligjences patriotike shqiptare, qe te ndërtonte Diktaturën pafund të përcjellë deri sot nga pjellat e PPSh-es ??

FB_IMG_1621791640413.jpg
''Kur Ataturkut ju desh që të ndërtonte Turqinë moderne mblodhi njerëzit më besnik dhe i tha:
- Të më sillni një listë me 100 patriotë turq brenda kësaj jave!
Dhe ashtu ndodhi. Ai përzgjodhi disa prej atyre që mendonte se ishin të duhurit për të drejtuar financat, ushtrinë dhe shërbimin sekret.
Pasi u propozoi postet, ndër të tjera u tha:
- Mund të vdes nga një sëmundje, të helmohem apo të më vrasin, por e di se Turqia është në duar të sigurta.
Të gjithë liderët e fuqishëm si Bismarku apo Garibaldi kanë vepruar ngjashëm.
Kur në Shqipëri ndryshoi regjimi, Berisha dhe Meta, kur kishin çelësat e pushtetit, në vend se të vendosnin aty ata që deshën Shqipërinë, vunë ata që mbushnin xhepat për vete dhe të tjerët. Berisha mori ministër Imamin, për shembull, e Meta mori Kokën.
Sot detyrohen të japin intervista nga "Rogneri" të dy.
S'do të jetë e gjatë koha kur e njëjta gjë t'i ndodh edhe Ramës.
Do japin të tre konferenca nga "Rogneri", se do jenë që të tre non grata nga amerikanët.
Liderët e mëdhenj ndërtojnë procese demokratike dhe të ruajtjes së sovranitetit me njerëzit e duhur, jo duke privatizuar çdo institucion publik.
Mjeshtrat muratorë dibranë kanë një tregim të shkurtër ku thonë se mjeshtri zgjedh tre lloje gurësh kur ndërton - ato të themelit, të qoshes, dhe ato që mbushin murin.
Kulla dhe shtëpia e fortë ndërtohet kur guri rri në vend të vet. Populli të mëson shumë me mençurinë e tij, po aq sa të mëson historia politike e vendeve të tjera

- Sebastian Zonja - ''.
 
Back
Lartë