• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Tasqebap

...

Kontributor
LV
0
 

Tasqebap​


p_20181017_181443-1090198826.jpg

Receta për 4 persona
  • 500 gr mish viçi tul
  • 2 qepë të thata
  • 1 lugë gjelle miell
  • 1 lugë gjelle salcë
  • 2 kokrra domate
  • kripë, piper, vaj
  • rigon, gjethe dafine
  • 2-3 lugë gjelle verë të bardhë
  • p_20181017_1816011074647613.jpg
Në fillim, presim mishin në kubik, dhe i japim një skuqje të lehtë, me vaj ulliri, pastaj shtojmë qepën e grirë imët, kur të jetë vyshkur qepa, hedhim miellin, pastaj salcën dhe domatet të grira në rende. Hedhim me radhë, kripë, piper, rigon dhe ujë, dhe e zjejmë ngadalë në zjarr të lehtë, pa i vendosur kapak, sepse derdhet nga mielli, (për këtë arsye, kjo gjellë nuk rekomandohet të zjehet në tenxhere me presion). Kur të mos ketë më shkumë, e vendosim kapakun, duke lënë pak hapësirë, dhe kur të jetë në përfundim, hedhim verën e bardhë dhe gjethen e dafinës (kam zgjedhur verën e bardhë, sepse e kuqa i jep ngjyrë të errët gjellës, ju përdoreni sipas dëshires).

p_20181017_180832-1409168773.jpg

Që tasqebapi të dali sa më i shijshëm, duhen plot 2 orë në zjarr të lehtë fare. E servirim të ngrohtë, ju bëftë mirë!
p_20181017_181443-2119858715.jpg
 
Back
Lartë