• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Talebanët trondisin botën, i presin kokën volejbollistes së ekipit kombëtar

...

Kontributor
LV
0
 
lg.php

Talebanët trondisin botën, i presin kokën volejbollistes së ekipit kombëtar​


volejbollistja.png


Një lajm mjaft i rëndë vjen nga Afganistani ku militantët talebanë dyshohet se i kanë prerë kokën një anëtareje të ekipit kombëtar të volejbollit për femra të reja.

Mahjabin Hakimi ishte pjesë e ekipit kombëtar afgan të volejbollit. Ka qenë vetë trajnerja e saj që ka dhënë lajmin duke tronditur botën e sportit. Në një intervistë, trajnerja tha se Mahjabin Hakimi u vra në tetor, por askush nuk mësoi për vrasjen e tmerrshme pasi talebanët kishin kërcënuar familjen e saj që të mos fliste për të.

“Talebanët i kanë prerë kokën një prej volejbollisteve të mia. Ky është një turp. Tashmë të gjitha lojtaret e volejbollit duhet të fshihen, maskohën apo largohen për të shpëtuar. Deri më tani janë larguar nga Afganistani vetëm 2 lojtare, ndërsa të tjerat kanë djegur uniformat e lojës për t’i shpëtuar terrorit dhe mbrojtur familjet e tyre”, ka thënë Suraja Afzali.

Mahjabin luajti për Klubin e Volejbollit të Komunës së Kabulit përpara rënies së qeverisë së Ashraf Ghani dhe ishte një nga lojtarët yje të klubit. Pastaj, disa ditë më parë, fotografitë e asaj që dukej koka e prerë dhe qafa e gjakosur u shfaqën në mediat sociale duke tronditur shikuesit anaembanë. Momentalisht Afganistani ndodhet në kaos total pas largimit të qeverisë dhe marrjes së vendit në dorë nga ana e talebanëve.

lg.php






"Balkanweb"
 
Back
Lartë