• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Superliga ballkanike; Tirana Rugby club, ndeshje me grekët e Attico Rhinos

centos

🅵🅾🆁🆄🅼🆂🅷🆀🅸🅿.🅲🅾🅼
ANETAR ✓
LV
0
 
regbi-401x240.jpg
Klubi i Regbisë Tirana zhvilloi këtë të shtunë në kompleksin ‘Skënder Halili’ ndeshjen e dytë të saj në Superligën Ballkanike të sportit të Rugby; atë më skuadrën greke të Attico Rhinos.

Skuadra bardheblu humbi këtë sfidë me atë greke, 24-20 një rezultat ky shumë më i mirë në krahasim me ndeshjen e kaluar ndaj Radnicki Nis të zhvilluar në muajin prill që bardheblutë e humbën me rezultatin e thellë 38-0.

Vlen të theksohet se Klubi i Regbisë Tirana këtë vit u pranua në Superligën Ballkanike të Regbisë, një kompeticion ky i ri për këtë disiplinë sportive duke qenë se është në sezonin e dytë të tij.

Ndërsa në 2016/2017 në këtë këtë eveniment morën pjesë ekipe nga 4 vende të Ballkanit, këtë sezon pjesëmarrja ishte më e madhe pasi u përfshinë edhe 7 vende të tjera mes të cilave edhe Shqipëria e përfaqësuar nga Klubi i Regbisë Tirana./Top Channel/
 
Back
Lartë