• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Sulmi në Londër, arrestohet një 18-vjeçar në Dover

U

Universal

Guest
Një 18-vjeçar është arrestuar në Britani në lidhje me bombën e vendosur një ditë më parë në stacionin metropolitan të Londrës, që la të plagosur 30 persona.


I dyshuari është ndaluar në zonën portuale të lokalitetit të Doverit, nga agjentët e policisë së Kentit dhe po mbahet në stacionin policor të këtij lokaliteti.

Nënkomisari i policisë metropolitane, Neil Basu ka deklaruar se arrestimi përbën një hap domethënës, por ka shtuar se niveli i kërcënimit terrorist mbetet “kritik”.

Zyrtari i lartë ka thënë se policia nuk do t’i ndryshojë masat mbrojtëse të sigurisë të marra pas atentatit të një dite më parë, duke shtuar se hapa të tjerë po merren për vendosjen e oficerëve shtesë.

“Ky arrestim do të bëjë që të angazhohen më shumë oficerë. Për arsye të forta hetimore ne nuk do të japim detaje të mëtejshme mbi personin e arrestuar në këtë fazë”, ka shtuar Basu.

Ndërkohë, burime nga policia metropolitane kanë deklaruar se për të arritur tek arrestimi, hetuesit kishin folur me 45 dëshmitarë dhe kishin kontrolluar 77 foto dhe pamje filmike të dërguara nga publiku.
 
Britanine e kane kapur keta sulmet, me vershim te madh. Rrezik per banuesit ne Uk.
 
Back
Lartë