• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Statuja e vjedhur romake gjendet në dyqanin e antikave në Bruksel

...

Kontributor
LV
0
 

Statuja e vjedhur romake gjendet në dyqanin e antikave në Bruksel​



anana.png



Një statujë romake që daton për shekulli të parë të erës sonë është gjetur së fundmi, thuajse një dekadë që kur u vodh nga një impjant arkeologjik në Itali.

Dy oficerë të policisë italiane gjetën skulpturën e një figure pa kokë në një dyqan antikash në Bruksel.
Kur nisën të dyshonin për origjinën e saj, ata kërkuan të dhënat e antikiteteve të vjedhura dhe zbuluan se statuja e “Togatus” kishte humbur që prej vitit 2011.
Skulptura llogaritet me vlerë deri në €100,000.

Dy oficerët e degës së antikiteteve të policisë ushtarake italiane Carabinieri, ishin në Bruksel për një tjetër hetim por hasën rastësisht punimin e mermertë në zonën Sablon të kryeqytetit, që njihet për dyqanet e antikave.

Hetimet konfirmuan se vepra ishte vjedhur nga muzeumi i vila Marini Dettina, në periferi të Romës në nëntor 2011.

Hetimet zbuluan se ajo ishte shitur në Belgjikë nga një italian që përdorte një pseudonim spanjoll, dhe është ndaluar nga autoritetet.
Italia ka nisur prej vitesh një fushatë të rekuperimit të objekteve të vjedhura antike.



re-1-1.jpg



Dy oficerë të policisë italiane gjetën skulpturën teksa ishin në Bruksel për një tjetër hetim

Top Channel
 
Back
Lartë