• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Sot gjithë bota mban maska kirugjikale, por ja kush është person që i shpiku

...

Kontributor
LV
0
 
Sot gjithë bota mban maska kirugjikale, por ja kush është person që i shpiku

Sot gjithë bota mban maska kirugjikale, por ja kush është person që i shpiku​

Wu Lien-teh, përvjetorin e lindjes së të cilit Google po e feston sot me një doodle është personi që shpiku diçka që vazhdon të jetë aq aktuale dhe në përdorim të përditshëm si kurrë më parë.
Epidemiologu kinez-malajzian shpiku një mbulesë kirurgjikale të fytyrës që konsiderohet pararendëse e maskës N95 e cila po përdoret gjërësisht sot për të luftuar përhapjen e COVID-19.

Wu ka lindur (10 mars) në 1879 në një familje të emigrantëve kinez në Penang, Malaya e cila sot njihet si Malajzia.

Ai u bë studenti i parë me origjinë kineze që fitoi një doktoraturë nga Universiteti i Kembrixhit para se të bashkohej me Kolegjin Mjekësor të Ushtrisë Perandorake të Kinës si zv / drejtor në 1908.

Në vitin 1910, një epidemi e panjohur goditi rajonin e Manchurias dhe qeveria kineze caktoi Wu për të hetuar.

Ai e identifikoi sëmundjen si një murtajë pneumonike shumë ngjitëse që ishte përhapur përmes frymarrjes, e cila u bë e njohur si murtaja Mançuriane.

Një nga mënyrat që Wu ndihmoi për të luftuar përhapjen e sëmundjes ishte duke modeluar një maskë kirugjikale me pambuk dhe garzë që përfshinte disa shtresa pëlhure për të filtruar stërkalat.
Wu i këshilloi njerëzit që ta mbanin maskën e tij dhe punuan së bashku me qeverinë për të krijuar stacione karantine dhe spitale, të kufizonin udhëtimet dhe të aplikonin teknika për të sterilizuar pajiset.

Kjo strategji e tij ndihmoi për ti dhënë fund pandemisë në prill të vitit 1911 brenda katër muajsh pasi u ngarkua me kontrollin e përhapjes së sëmundjes.
Wu themeloi Shoqatën Mjekësore Kineze, shoqata më e madhe dhe më e vjetër mjekësore joqeveritare e vendit, në 1915.

Njëzet vjet më vonë, Wu u bë personi i parë me origjinë kineze, i nominuar për çmimin Nobel në fiziologji dhe mjekësi .
 
Last edited:
Back
Lartë