• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Sot ditë zie! Ish-Presidenti Bujar Nishani do të përcillet në banesën e fundit

...

Kontributor
LV
0
 
Sot ditë zie! Ish-Presidenti Bujar Nishani do të përcillet në banesën e fundit​

nii.jpg

Ish-Presidenti Bujar Nishani do të përcillet në banesën e fundit këtë të enjte, ndërsa për vendin është ditë zie.

Përmes një vendimi qeveria shpalli datën 2 Qershor ditë zie kombëtare në nderim të ish-presidentit të ndjerë.

Vendimi parashikon që në të gjitha institucionet publike flamuri të ulet në gjysmë shtizë.
Arkmorti ish presidentit Bujar Nishani mbërriti nga Gjermania në pikën kufitare të Morinit orët e para të mëngjesit të të mërkurës.

Prej orës 10:00 arkmorti ish-Presidentit u vendos në hollin qendror të presidencës, nga ku të afërmit, miqtë, bashkëpunëtorët përfshi shumë qytetarë zhvilluan homazhe në nder të tij.
Sot nga ora 10:00 deri në orën 12:00 do të zhvillohet ceremonia zyrtare funebre e homazheve sipas protokollit të Shtetit, për t’iu drejtuar më pas varrezave të Sharrës ku do të prehet zoti Nishani.

Ish-presidenti u nda nga jeta të shtunën, pasi ishte i shtruar prej një muaji në një spital në Berlin të Gjermanisë. Ai u shtrua fillimisht në spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë, pasi kishte kompliacione të post covid.

Më pas u dërgua për mjekim më të specializuar, por shëndeti i tij u përkeqësua për shkak të insuficiencës polmonare të theksuar në mushkëri.

Top Channel
 
te gjithe share perfundojne nuk te pyet vdekja cke qene
 
Back
Lartë