• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Somnambul

Juno

Kontributor
LV
0
 
Somnambulizmi ne vetvete kategorizohet si nje crregullim i perkohshem gjate te cilit femija ngrihet , ecen biles edhe ben veprime te sakta dhe ne te njejten kohe ai duket qe eshte ne gjendje gjumi por me sy hapur .

Problemi me i rendesishem ne keto episode eshte rreziku qe femija te rrezohet apo te demtohet duke u perplasur me objektet qe e rrethojne .

Pergjithesisht kjo gjendje i referohet nje gjumi jo te qete , te shqetesuar , me nje merak per dicka qe ka ndodhur gjate dites , por ka raste qe ky fenomen ndodh edhe si pasoje e nje gjumi te zgjatur ne kohe .

Kjo lloj semundje njihet qe ne kohen e lashtesise ( 500 vite para krishtit ) dhe per te jane thurur shume legjenda dhe mite .

Pergjithesisht nuk ka nevoje per trajtim mjekesor pasi ajo largohet me kalimin e kohes .

Somnambulizmi ndodh nga moshat 4-5 dhe deri 12 vjec. Karakteristike dalluese gjate nje aktiviteti somnabul eshte se personi i ka syte e hapur por te mjegulluar dhe ta pa perqendruar .

Tendeca per te patur nje shqetesim te tille ka lidhje edhe me faktoret trashegues. Gjumi sipas studiuesve te kesaj fushe ndahet ne 4 faza dhe somnambulizmi ndodh ne fazen e 2dhe 3 . Ky person gjate minutave qe ngrihet somnambul arrin te beje qe nga veprimet e thjeshta e deri tek ata te komplikuarat sic eshte ngarja e makines . Ky proces zakonisht zgjat nga disa minuta deri ne 1/2 ore ne raste te rralla.

Nje person qe ngrihet somnambul ben ecje te ngadalta , me nje shikim si te humbur diku ne largesi , ben edhe levizje ne dukje te kujdesshme , po ti flasesh ndodh qe nuk flet ose te kthen pergjigje ta ngadalte apo edhe pa lidhje .

Duhet theksuar se keta persona pasi zgjohen nuk mbajne mend asgje nga ajo cfare ka ndodhur .

Perkujdesjet :

Largoni objektet qe mund te bien apo qe jane te mprehta nga dhoma

Zgjidhni nje vend ne shtepi larg shkalleve apo kateve te larta

Dritaret te sigurohen mire

Te krijohen kushte per nje gjume sa me te qete

Teknikat e relaksimit para gjumit japin rezultate te mira .

Personi ne gjendje somnabul duhet te merret me kujdes dhe te vendoset ne nje vend te sigurte.

Ekziston mendimi qe keta persona nuk duhen zgjuar nga gjumi , por kjo s’ka lidhje fare me te verteten keshtu qe nuk perben asnje problem.

Ne trajtimet medikamentoze bejne pjese benzodiazepinat dhe antidepresantet triciklik , por qe ne pergjithesi perdoren vetem ne rastet ekstreme .

A duhet patjeter ndihma e mjekut specialist ?

Ne rastet kur kjo dukuri behet shume e shpeshte , nderlikohet edhe me veprime te tjerat , merr forma te rrezikshme dhe ka tendence te perkeqesohet … atehete nderhyrja e mjekut specialist eshte e pashmangshme .
 
Back
Lartë