• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Solipsizmi vrau besimin ……

Dëbora

Anetar i ri
ANETAR ✓
LV
0
 
Sot, shumë njerëz e konsiderojnë mendimin e tyre të vetmin të saktë dhe nuk mund të dyshohet. Ekzistenca e një realiteti tjetër, i cili në një farë mënyre nuk ngjan me të vetin, e hedh poshtë dhe trajton në mënyrë kritike persona të tillë.

Me fjalë të tjera, një solipsist është një person që posedon një pikëpamje të tillë, e cila pa dyshim percepton vetëm një realitet: vetëdijen e tij. E gjithë bota e jashtme jashtë vetëdijes së vet dhe qenieve të tjera të gjalla, i nënshtrohet dyshimit.


Forumistë/e të nderuar/a!
Kam vërrejtë se ky fenomen është i zgjeruar në përmasa të gjera. Mbase mbrojmë veten, por në të njëjtën kohë, i a mohojmë vetes një të vërtetë ndryshe.

Mendoni se dyshimi në gjithçka që u rrethon, është i arsyetueshëm?
Thua besimi i humbur meriton të mbetet - i humbur?


Jeni të mirë se ardhur në bashkë bisedim. ?
 
per mua ne sakt do te thoja eshte egoja qe dikujt ti rrezohet mali I vet e per mund te jet I vetdijshem qe tjetri ka te drejt
por koncepti uljes se burreris zgjuarsis mendjemadhesis e ben ti qendroj ides se vet por thell ne vete e di qe e ka gabim
 
Temë sa e thjeshte po aq filozofike...
3 pyetje në një..
Tani sa i përket asaj që shumë njerëz mendimin e tyre e konsiderojnë si të vetmin të saktë, kam hasur të tillë që i mëshonin " gomarllikut" të tyre që është kështu o ska por më pas nga rrethanat janë ulur dhe bindur që jo gjithmonë ështe e drejtë....
Kurse unë kam një problem tjeter, dua të më dalë vetëm e imja qofsha saktë apo gabim.


Mendoni se dyshimi në gjithçka që u rrethon, është i arsyetueshëm
Jo gjithmonë për mua, aludimet mund të më çojnë në skuta të errëta e në rrugë pa krye por duke reflektuar bindem....
Thua besimi i humbur meriton të mbetet - i humbur?
Jo...nuk meriton të mbetet i tillë por unë i kam humbur shpresat me qeverinë tonë prshmb....
Është bërë rritja e çmimeve, sot dita e dytë do jetë e protestuesve në Tiranë dhe se di çdo më ofrojë ky vend më shumë përveçse një krize më të thelluar...
Qytetarë që protestojnë në " rrjete" sociale pse nuk punon fb, iinsta, whs dhe jo për mirëqënien e tyre...
Ku ta fitoj besimin unë??‍♀️
 
per mua ne sakt do te thoja eshte egoja qe dikujt ti rrezohet mali I vet e per mund te jet I vetdijshem qe tjetri ka te drejt
por koncepti uljes se burreris zgjuarsis mendjemadhesis e ben ti qendroj ides se vet por thell ne vete e di qe e ka gabim
E vërtetë. Por për fat të mirë, për këtë grup njerëzish, ka ende shpresë.
 
Temë sa e thjeshte po aq filozofike...
3 pyetje në një..
Tani sa i përket asaj që shumë njerëz mendimin e tyre e konsiderojnë si të vetmin të saktë, kam hasur të tillë që i mëshonin " gomarllikut" të tyre që është kështu o ska por më pas nga rrethanat janë ulur dhe bindur që jo gjithmonë ështe e drejtë....
Kurse unë kam një problem tjeter, dua të më dalë vetëm e imja qofsha saktë apo gabim.



Jo gjithmonë për mua, aludimet mund të më çojnë në skuta të errëta e në rrugë pa krye por duke reflektuar bindem....

Jo...nuk meriton të mbetet i tillë por unë i kam humbur shpresat me qeverinë tonë prshmb....
Është bërë rritja e çmimeve, sot dita e dytë do jetë e protestuesve në Tiranë dhe se di çdo më ofrojë ky vend më shumë përveçse një krize më të thelluar...
Qytetarë që protestojnë në " rrjete" sociale pse nuk punon fb, iinsta, whs dhe jo për mirëqënien e tyre...
Ku ta fitoj besimin unë??‍♀️
Janë fakte që nuk lëvizen dot nga vendi. Shpresa do thoja është ajo gonxhe, që mbase ka ngecur në lulëzim, por që një ditë do shfaqe potencialin e vet. E kjo mbase do ndihmë, në formë të besimit individual.
 
Back
Lartë