• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

SISTEMI HELIOCENTRIK

Juno

Kontributor
LV
0
 
View attachment 8391
Astronomi dhe matematikani grek i shekullit III p.e.s., nga Samosi, Aristoteli i pari ka paraqitur mendimin gjenial se Dielli është qendra e gjithësisë, përkatësisht ka paraqiur tëzën mbi sistemin heliocentrik. Pastaj me plotë të drejtë Aristarku se distanca Diell-Tokë është e vogël në krahasim distancën e yjeve nga toka. Sipas tij, toka është në formë sferike dhe sillet rreth boshtit të paramenduar për një ditë, ndërsa rreth diellit për 1 vit. Ky mendim i tij gjenial nuk ka gjetur ithtarë në Greqinë e lashtë dhe ka qenë i harruar deri në shke XVI, kur paraqitet mjeku, matematikani dhe astronomi i madh polak Nikolla Koperniku.
Koperniku vërtetoi se toka nuk është në qendër të gjithësisë, por një planet i rëndomtë i cili bashkë me planetet tjera rrotullohet rreth diellit për një vit, prej perëndimit në drejtim të lindjes në trajektore rrethore. Varësisht nga largësia janë parsqitur edhe planetet si: Merkuri, Venera, Toka, Marsi, Jupiteri, dhe Saturni, ndërsa për plantetet tjeranuk ka ditur. Ky shkenctarë gjithashtu ka zbuluar se planetet që gjenden më afër diellit lëvizin me shpejtësi të madhe.
Toka rrotullohet rreth diellit një herë në vit. Rrotullimi vjetor i tokës rreth diellit, pasqyrohet në lëvizjen e dukshme të diellit nëpër Zodiak. Zodiaku është fjalë greke që ka domethënien rrethi shtazor, meqë shumica e yjësive janë emëruar me emra shtazësh. Të dymbëdhjetë yjësitë që kalon ekliptika e tokës e përbëjnë brezin zodiak dhe quhen yjësi zodiaku.
Lëvizja ditore e kupës qiellore prej lindjes në perëndim është e dukshme dhe është pasojë e lëvizjes së vërtete të tokës rreth boshtit të vet në anën e kundërt. Ndërsa rrotullimi vjetor rreth diellit kryhet në anën e kundërt e akrepave të orës, pra sipas Kopernikut dielli është qendra e gjithësisë dhe toka dhe planetet tjera sillen rreth tij. Koperniku ka qenë i vetëdijshëm që doktriane tij do të refuzohej nga kisha, prandaj rezultatet e tij i publikoi tek në vitin 1543, në moshën 70 vjeqare vit në të cilin edhe vdes.
Kisha e ka kritikuar ashpër veprën deri në mallkim sa që është shpallur si vepër e marrisë, por me këtë është bërë e mundshme të shuhet një vepër e vërtet shkencore.
 
Back
Lartë