• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

“Sigurohu që mos ta vjedhin buzëqeshjen”, kush është 19-vjeçarja shqiptare që u vra nga bashkëjetuesi në Greqi

...

Kontributor
LV
0
 

“Sigurohu që mos ta vjedhin buzëqeshjen”, kush është 19-vjeçarja shqiptare që u vra nga bashkëjetuesi në Greqi​



gr-1.png



Një ngjarje tragjike tronditi Greqinë dhe vendin tonë këtë të shtunë, ku 25- vjeçari Qamil Taja vrau me armë bashkëjetuesen e tij.

Xhelozia ishte shkaku që shtyu 25 vjeçarin që të ekzekutonte Krisjana Brakajn në Pire të Atikës gjatë orëve të para të mëngjesit.

Foto e saj janë bërë publike, ndërsa në një prej postimeve të saj në rrjete sociale shkruhej “Pavarësisht se sa shumë të lëndojnë ata përreth teje, sigurohu që të mos ta vjedhin buzëqeshjen”.

Ndërsa në profilin e saj shkruhej: E vërteta që shqetëson, vlen më shumë se një gënjeshtër që është e përshtatshme!

Sipas policisë greke, autori qëlloi mbi viktimën disa herë me pistoletë, plumbat e së cilës e kapën 19-vjeçaren në kokë dhe gjoks.

Në vazhdim i riu u dorëzua në rajonin e policisë në Pire, ku edhe u tha policëve se vrau për xhelozi bashkëjetuesen e tij.

Policia theksoi se ai ushtronte dhunë psikologjike dhe fizike ndaj viktimës. Çifti banonte në një hyrje në lagjen Kaminia të Pireut. Pikërisht brenda banesës së tyre u gjet edhe trupi i viktimës.






2-4.jpg








Top Channel
 
Back
Lartë