• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Si të përdorni Aloe Verën për shëndetin e dhëmbëve

...

Kontributor
LV
0
 
Zbuloni si të përdorni Aloe Verën për shëndetin e dhëmbëve




u3.png



Vetitë e mrekullueshme të aloe verës në trup janë të mrekullueshme dhe të gjithanëshme. Kjo bimë e veçantë, është një anti inflamator shumë i vlefshëm për organizmin dhe një burim antioksidantësh. Për këto arsye përdorimet e saj mund ti hasni gjatë gjithë kohës si në kujdesin e jashtëm të trupit ashtu edhe për të gjithë organizmin.

Në artikullin e sotëm AgroWeb.org ju tregon se si ta përdorni fare lehtë për dhëmbë të shëndetëshëm. Kjo zgjidhje do të jetë një shpëtim i vërtetë sidomos për të gjithë ata që kanë probleme me mishrat e dhëmbëve apo acarime të tjera orale.

Kur duhet të tregoni kujdes
Pjesa e gojës është ndër më delikatet dhe të bezdisshmet nëse nuk është në formën e saj më të mirë. Nëse ndjeni dhimbje të vazhdueshme, fryrje apo acarim të gojës do të thotë se ndonjë faktor apo bakter i keq po j’ua shkakton këtë. Në këtë problem shumë shqetësues, lëngu i aloe verës mund t’ju ndihmojë. Lëngu dhe xheli i kësaj bime jo vetëm që do t’ju qetësojnë acarimet e mëparshme, por do të parandalojnë edhe krijimin e baktereve të tjera të këqija.
Ekspertët thonë se, përdorimi i aloe verës ka treguar se është një sukses i vërtetë për të gjithë ata që vuajnë nga gingivet, perodontiti apo irritime të momentit. Këtë e tregojnë edhe të dhënat e një studimi të cilit i referohet AgroWeb.org, ku morën pjesë 15 persona që vuanin nga perodontiti. Të gjithë pjesëmarrësit treguan shenja përmirësimi, pas shpëlarjes së gojës me xhelin e aloes për disa kohë me radhë. Kjo pasi vetitë e saj anti inflamatore arrinë të qetësojnë dhimbjet dhe irritimet në shumë pak kohë.

Si ta përdorni
Përdorimi i xhelit të aloe verës si një mjekim për dhëmbët tuaj është më i thjeshtë nga sa mendoni. Mjafton të konsumoni rregullisht lëng aloe apo të lyeni pjesën delikate të mishrave të dhëmbëve me xhelin e kësaj bime. Mënyrën e sakte të përgatitjes së këtij lëngu e gjeni duke klikuar këtu. Gjithashtu mund të përdorni edhe produkte të cilat e përmbajnë këtë bimë. Shumë nga pastat e dhëmbëve që shiten në farmaci mund t’ju ofrojnë të njëjtat vlera të aloes. Këto produkte është mirë t’i përdorni çdo ditë derisa të shikoni që dhëmbët tuaj janë më të shëndetshëm.

Jo të gjithë mund ta përdorin
Përtej vlerave që kjo bimë ka, jo të gjithë mund të përfitojnë prej saj. Ekspertët theksojnë se personat me diabet të cilët marrin mjekime për sëmundjen nuk mund ta konsumojnë lëngun e aloes. Kjo për shkak se kjo bimë e ul shumë nivelin e sheqerit në gjak e në bashkëpunim me medikamentet, mund të kthehet në një problem të vërtetë. Gjithashtu për gratë shtatzëna apo lehonë është e këshillueshme të konsultoheni me mjekun tuaj para përdorimit. Kjo për të parandaluar ndonjë alergji të mundëshme nga bima e aloe verës. Nëse këtë bimë do ta përdorni për herë të parë, sigurohuni të bëni një test në lëkurë për të parë nëse jeni alergjik. Përtej këtyre, aloe vera mund t’ju ofrojë një mori shërbimesh e vlerash të tjera, të cilat i gjeni duke klikuar këtu./AgroWeb


Top Channel
 
Back
Lartë