• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Si mund ta gjejmë Yllin Polar?

Juno

Kontributor
LV
0
 
Mund ti ndodh cdo kujt që të humb rrugën në ndonjë vend të panjohur dhe në mbrëmje nuk e ka iden se ku gjendet, dhe nëse do ta kishte ditur veriun se nga cila anë është, sigurisht se do ta kishte më lehtë që ta gjente rrugën apo cakun e dëshiruar.
Mënyra apo metoda për ta identifikuar polin veriorë, përmes yjeve daton që nga kohërat e lashta duke përdorur Yllin Polar (Yllin e Veriut), i cili nuk e ndërron pozitën asnjëherë.
Mirpo, në mesin e shumë yjeve, si mund ta dalloni këtë yll ?
-Shumë e lehtë !
Konstelacioni apo yjësia ‘Arusha e Madhe’, të cilën e vëreni mënjeherë, formohet nga disa yje. Dy nga yjet e quajtura ‘Merak’ dhe ‘Dubhe’ janë të njohur si “yje udhëzues” sepse ata janë të dobishëm për të gjetur Yllin Polar.
Mjafton nësë shikoni me sy të lirë largesinë mes këtyre dy yjeve ‘Merak dhe Dubhe’, pastaj nësë merrni / imagjinoni 5 njësi të ngjashme në drejtim nga ylli Dubhe, për një moment do arrini tek ylli Polar (Polaris) dhe nga kjo mund të përcaktoni Veriun.
 
Last edited:
Thashë se the Ylli Limanin?:p
 
Ylli Polar është ylli më i ndritshëm në yjësinë e Arushës së Vogël. Yllin polar mund ta quajmë edhe ylli alfa i Arushës së vogël, sepse është ylli më i ndritshëm i kësaj yjësie.

Ai gjendet pothuajse saktësisht në zgjatimin e vijës imagjinare që bashkon Polin e Jugut me Polin e Veriut të Tokës. Për këtë arsye ka qenë dhe është ende një udhërrëfyes shumë i rëndësishëm. Udhetarët e kanë përdorur për t’u orientuar dhe për të gjetur Veriun.

A është plotësisht e drejtë të mendojmë se boshti i Tokës ruan pozicionin e tij në hapësirë dhe shikon gjithmonë nga Ylli Polar?
Jo, nuk është plotësisht e drejtë.

Vështroni edhe një herë fugën rrotulluese, këtë model të vogël të rruzullit tokësor. Boshti i saj ruan shumë mirë pozicionin e tij gjatë rrotullimit, si rrjedhim ajo nuk bie. Kur fuga rrotullohet, ju vini re se boshti përshkruan një figurë që i ngjan hinkës të kthyer me kokë poshtë.

Është vërtetuar se boshti i rruzullit tokësor (i këtij xhiroskopi gjigant) e ndryshon shumë ngadalë drejtimin e tij në hapësirën qiellore.

Ai përshkon në hapësirë dy kone gjigante, kulmet e të cilave bashkohen në qendër të Tokës. Një lëvizje e tillë kryhet për një periudhë shumë të gjatë kohe, për 26 mijë vjet.

Prandaj boshti i Tokës jo gjithmonë ka shikuar nga Ylli Polar. “Poli i Botës” vazhdimisht ndryshon pozicionin e tij në qiell.

Do të kalojnë mijëvjeçarë dhe Ylli Polar nuk do të ndodhet më mbi Polin e Veriut. Pra ai nuk do të jetë më “polar”.

Pas 12 mijë vjetësh, boshti tokësor do të ketë përshkruar afro gjysmën e konit të tij 26-mijëvjeçar dhe do t’i jetë drejtuar yllit të dukshëm Vega (në yllësinë e Lirës). Atëherë ylli Vega do të jetë për Tokën “yll polar”.

Por do të kalojnë edhe 14 mijë vjet. Boshti i Tokës do ta përshkojë gjithë konin dhe do të kthehet në pozicionin e tanishëm. Ai përsëri do të jetë drejtuar nga Ylli Polar, në yllësinë e Arushës së Vogël.

Një lëvizje të tillë kozmike bën Toka së bashku me ne. Ketu del qarte se sa e ndërlikuar është tabloja e lëvizjeve shumëformëshe në gjithësi!

astroalbastronomy
 
Na mi gra na, e kam teleskopin e zene, zor se do drejtohet nga ju :p
 
Mos ma prishni temen me perversitete, ju lutna shume!
 
Back
Lartë