• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Si mendoni media në Shqipëri,na informon apo jo !?

U

Universal

Guest
Mediat sociale në Shqipëri po kthehen në një hapsirë të re manipulimi sepse askujt nuk i intereson e vërteta.

Mediat shqiptare gjithnjë e më tepër po përcjellin shkrime të marra copy-paste nga faqe të facebook-ut, twitter, apo instagram të lloj-lloj personave dhe institucioneve publike. Por nëse përdorimi i medias sociale do duhej të ishte një përparësi , pra mundësia që sjell më afër publikun me politikanin, konteksti ku përdoren dhe mënyra se si (keq)përdoren mediat sociale sot në Shqipëri ngre shqetësime serioze për pasojat që sjell për përgjegjshmërinë politike.

Një shembull që më bëri të mendoj për gjithë këtë ishte rasti i zhvillimeve për projektin e ri të bashkisë së Tiranës, për ndërtimin e një parku argëtimi për fëmijë tek kodrat e liqenit. Rasti u kundërshtua nga aktivistë të mjedisit, të cilët kërkuan transparencë për çështjen. Bashkia iu përgjigj duke publikuar fotografi të parqeve në Holandë. Aktivistët e kundërshtuan duke shkuar dhe duke shkulur rrethimin e projektuar për ndërtim. Bashkia iu përgjigj me foto në median sociale të një serie aktivitetesh që ishin zhviluar në parkun e liqenit. Aktivistët vazhdonin kundërshtimin. Bashkia nxorri disa foto të tjera të parkut, si do të bëhej, i cili ndryshonte dukshëm nga fotografitë që postonin aktivistët. Bashkia u akuzua se kishte shtuar pemë me photoshop …dhe ende vazhdon e gjithë kjo ‘luftë’ imazhesh, deklaratash, premtimesh e kundërshtimesh më së shumti online, nëpërmjet medias sociale. Më pas përcillet copy- paste në dhjetëra media vizive, të shkruara dhe online në Shqipëri dhe Kosovë. Janë shumë të pakta shkrimet kritike që verifikojnë burimet apo vërtetësinë e deklaratave të Bashkisë apo pretendimeve të aktivistëve. Të gjitha mediat bëhen kështu përcjellëse zërash sa të njërës palë e të tjetrës, duke krijuar një kakofoni informacioni për këtë çështje. Publiku në fund mbetet si spektator i një dueli mes Bashkisë dhe kundërshtuesve të veprimeve të saj pa qënë në gjendje të krijojë një ide të qartë se për çfarë bëhet fjalë. Dhe ky është vetëm një rast mes qindra lajmeve të së njëjtës natyrë që merren dhe përcillen pa asnjë përgjegjshmëri gazetareske dhe që nuk informojnë askënd. E vetmja gjë që bëjnë mirë është krijimi i iluzionit se ‘në këtë vend po punohet’, ‘filan politikan është kaq aktiv’, ‘filan iniciativë ishte kaq e suksesshme’ e kështu me rradhë.

Por hapësira online krijon mundësi të mëdha për manipulim, heqje, vënië, retushim fotografish, fshirje statusesh, dhe më e rëndësishmja synon drejt konsumit të shpejtë të informacionit dhe jo mendimit kritik. Për këta faktorë, është e vështirë për publikun të gjykojë apo kritikojë politikanët për veprimet a mosveprimet e tyre, sepse në morinë e informacionit të transmetuar, nuk ka kohë që të kuptojë rëndësinë apo vërtetësinë e këtyre veprimeve. Për më tepër, hapësira online është e kufizuar në ligjshmëri. Eshtë ë vështirë që dikush të mbahet përgjegjës për çka shkruan në facebookapo tëitter, edhe nëse paguhet me taksat e qytetarëve.

Por duket se kjo sjellje e mediave tashmë është kthyer në fenomen. Mbushja e kohës televizive, faqeve të gazetave apo ëeb-eve informative, me materiale copy-paste nga mediat sociale si burim informacioni, po kthehet në normë në mediat shqipfolëse. Madje me rastis të lexoj në shkrime të ndryshme, burime të cituara ‘kështu u shpreh filani i pyetur në facebook’. Media tradicionale po i largohet misionit të saj, atij të informimit të drejtë të publikut, investigimit të çështjeve me interes publik dhe ç’është më e rëndësishme, vënia përballë përgjegjësisë së aktorëve politikë. Në këtë kuptim ndikimi i medias sociale dhe mënyra se si po përdoret sot në Shqipëri është një rrezik serioz për përgjegjshmërinë politike. Media tradicionale mund të luaj një rol të madh në këtë mes, duke u bërë filtër mes politikanëve dhe publikut për t’i përcjellë mesazhet në mënyrë kritike. Po pse nuk ndodh kjo në Shqipëri? Për dy arsye madhore:

Së pari, është tashmë e ditur që mediat në Shqipëri (të çdo lloji) janë zgjatime të politikës. Ato mbrojnë interesa të një grupi të ngushtë njerëzish ku primarë janë politikanët. Si të tilla, medias në Shqipëri i interesojnë statuset apo çdo lloj informacioni që mund të marrin të gatshëm nga këta politikanë apo institucione dhe ta përcjellin si lajm, sepse kështu kursejnë burimet financiare dhe njerëzore por edhe iu kthejnë ‘qokat’ politikanëve për favorizimet e bizneseve të tyre. Së dyti, sepse me përhapjen e mediave sociale dhe gazetarëve iu është lehtësuar puna. Përballë kushteve të këqija të punës, pasigurisë dhe rrogave që iu vonohen me muaj, ata e kanë më të lehtë të ‘gjuajnë’ statuse facebook-u (mundësisht ulur në një bar në qendër të kryeqytetit) dhe t’i bëjnë lajme, sesa të shpenzojnë mund duke investiguar, verifikuar apo shkruar lajme. Në fund të fundit askujt nuk i intereson e vërteta.

Autori : Emiljano Kaziaj.
 
Media Shqiptare eshte nga me te lirat ose me sakte nga me anarkistet ne bote.

Veshtire mund te gjesh nje vend ne bote ku media ankohet per mungese lirie dhe ne te njejten kohe mbi 90% e saj ben propagande teper te ashper, me fjalor teper arrogant kundra qeverise dhe shtetit.

Media e konsideron Shtetin Shqiptar diktatorial dhe Kreun e Qeverise diktator.

Dhe po e njejta medie cfare nuk le pa thene dhe as nuk i hyn nje gjemb ne kembe.
 
Si mendoni ju per kte fakt,sepse ndryshe i shohim ne nje edicion lajmesh,e ndryshe ne nje tjeter.:
☄️☄️☄️☄️☄️☄️☄️☄️☄️☄️☄️☄️☄️☄️☄️☄️☄️
Une kete fenomen e kam ven re disa vite me pare,por tani sikur jane ne sintoni. Sado qe,me keqardhje e them,kur e bejne veten te pabesueshem disa her radhazi,humbet besimi dhe shumica e publikuar i braktis.Madje gjithe median shqiptare,po qe se nuk vene profesionalizmin shpejt ne funksion.
 
Bobo
Po.më cënon karrierën. Lol
 
Alexander ....Marku per top channel
Athine ?
Informon se sizmologu grek pergenjeshtron zera qe thojne se do kete termet tjeter. ?
Media ngjall panik
?
 
Back
Lartë