• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Si e propozojnë partneren studentët e degëve të ndyshme......

...

Kontributor
LV
0
 
Si e propozojnë partneren studentët e degëve të ndyshme......


αρχείο λήψης (1).jpeg
Letërsia

E dashur, te dua!!! Unë u linda për ty, ti u linde për mua. Ky zjarr që ma djeg shpirtin me mohimin tënd do më hedhë në rrethin e nëntë te Ferrit, kurse pohimi yt, qoftë edhe i heshtur do më bënte sikur e jem ne parajs


Inxhinieria

Fytyra jote e bukur më kujton fasadën e hotel Tiranës, ndërsa flokët e tua derdhen supeve si burme pa fund. Ingranazhi i dashurisë sime duke u rrotulluar në këtë burme pa fund, nga kontakti lind shkëndija ndjenjash. Dashuromë që unë si çeliku, e ti si betoni, të kthehemi në betonarme!

Mjekësia

Simptomat e sëmundjes “dashuri” i njoha që kur linda dhe s’ka ilaç tjetër përveçse të më dashurosh! Truri s’i mban dot ndjenjat e mia, të dua klith zemra, dëgjo si qan mëlçia...

Matematika

Integrali i ndjenjave të mia në kufijtë nga unë te ti është i barabartë me termin shumëdomethënës “dashuri”. Rrethuar nga padurimi, më shikon e të shikoj, në bazë të teoremës së dy policëve, të dashuroj!

Fakulteti ekonomik, dega finance

Dashuria jote eshte si nje bilanc korporate, me shume produkte dhe shume nenzera. Nuk ka burre nane me ja nxjerr fitimin se sado qe lodhem me del vetem humbja. Do perdor rezerva dhe kapital pronari, do bej rregullime qe ti moj vajze e mbare mos ikesh nga zemra ime. Dhe kur bilancin te shkoj ta dorezoj do ndalem nga ti te te them "te dashuroj"

Studentet e juridikut

Permes nje kontrate, permes nje denimi
te ty moj vajze e bukur me ka ngel shikimi.
ndermjet nje marreveshje dhe nje gjykimi
te dua moj vajze, te dua une trimi..




??????
 
Back
Lartë