• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Shumë viktima dhe të plagosur, tragjeditë më të mëdha shqiptare me autobusë gjatë viteve të fundit

...

Kontributor
LV
0
 

Shumë viktima dhe të plagosur, tragjeditë më të mëdha shqiptare me autobusë gjatë viteve të fundit​


Tragjedia_e_Himar%C3%ABs_21_maj_2012.jpg

lg.php


Tragjedia e mëngjesit të sotëm në Bullgari, ku humbën jetën 46 qytetarë nga Maqedonia e Veriut dhe jo vetëm, sjell në kujtesë të tjera ngjarje me këtë fund tragjik.

Më poshtë ju sjellim disa nga ngjarjet më të rënda që kanë ndodhur gjatë aksidenteve të autobusëve, ku viktima kanë qenë shqiptarë. Nga aksidenti i sotëm mbijetuan vetëm 7 persona, ndërkohë mes viktimave ishin 12 fëmijë.

VITI 2002
10 persona humbën jetën, mes tyre dy fëmijë, si dhe 31 të tjerë mbetën të plagosur më 25 korrik të vitit 2002 në kufirin Kosovë-Mal i Zi. Në autobus udhëtonin 40 pasagjerë, ndërsa ai ishte nisur nga Ulqini për në Kosovë kur doli nga rruga.
VITI 2010

Më 22 shkurt të 2010-ës, 6 persona nga Kosova humbën jetën kur një autobus që udhëtonte nga Prishtina u përfshi në një aksident në Vjenë. Mjeti u përplas me dy kamionë në një autostradë në afërsi të kryeqytetit të Austrisë. Nga përplasja humbën jetën 6 persona, mes tyre shoferët e autobusit dhe mbetën të plagosur 37 persona.

lg.php

VITI 2012
Një autobus ku udhëtonin studentë të Universitetit ‘Aleksandër Xhuvani’ u rrëzua pranë vendit të quajtur ‘Ura e Vishës’ në afërsi të Himarës. Ngjarja ndodhi më 21 maj të viti 2012. Nga aksidenti humbën jetë 13 persona, 11 vajza, një djalë dhe shoferi i autobusit.


VITI 2021
Më 25 korrik 2021, në një aksident në Kroaci mbetën të vdekur 10 persona me origjinë nga Kosova, të cilët po udhëtonin në autobusin e linjës Frankfurt-Prishtinë dhe u plagosën 45 të tjerë.


(BalkanWeb)
 
Back
Lartë