• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Shtyrja e kampionatit, ja kur pritet të luhet derbi Milan-Inter

centos

🅵🅾🆁🆄🅼🆂🅷🆀🅸🅿.🅲🅾🅼
ANETAR ✓
LV
0
 
milan-inter.jpg
Ndarja nga jeta në mënyrë të papritur e Davide Astorit, mbrojtësit italian dhe kapitenit të Fiorentinës, bëri që të gjithë klubet njëzëri, të shpreheshin pro shtyrjes së javës së 27 të Serisë A.

Tronditja e madhe që shkaktoi vdekja e 31-vjeçarit në opinionin sportiv, e bënte të pamundur zhvillimin normal të ndeshjeve të sotme.

Nesër Liga Italiane e Futbollit pritet të mblidhet për të diskutuar mbi datat e mundshme, për të zhvilluar ndeshjet e mbetura të javës së 27, mes të cilave edhe derbi Milan-Inter.

Kështu opsioni i parë është që takimet e mbetura të luhen më 9 Maj, datë që përkon me finalen e Kupës, por që do të zhvendoste këtë të fundit për një tjetër datë.

Gjithashtu, ekziston edhe opsioni që ndeshjet të zhvillohen më 14 Mars, por në këtë datë nuk mund të zhvillohen ndeshjet Milan-Inter për shkak të angazhimit të kuqezinjve në Europa League dhe Sampdoria-Atalanta, pasi bergamaskët do të rikuperojnë ndeshjen me Juventusin.

Kështu, mundësitë më të mëdha janë që derbi i Madonninës të shijohet më 9 Maj, ndërsa finalja e Kupës të zhvendoset për më vonë./supersport
 
Back
Lartë