Janë 23 goditje drejt portave kundërshtare në këtë fillimkampionati të pesë herë fituesit të “Topit të Artë”, pothuajse një gjë e rrallë për të, pa gjetur dot golin. Siç raportohet nga “La Gazzetta dello Sport”, shtatori është muaji më pjellor për kampionin luzitan, sa i përket finalizimit.
Gjatë nëntë viteve që ka milituar te Real Madridi, në këtë muaj, ai arriti të shënonte në 57 raste, më shumë se një gol për lojë. Pastaj vjen muaji prill (55), mars (54) dhe maji (51), ashtu si ka qenë tejet vendimtar në Ligën e Kampionëve, objektivi kryesor i deklaruar i Juventusit në sezonin e ri.
The post Shtatori, muaji i preferuar i Ronaldos appeared first on Lajmi i Fundit.