• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Shqiponja e Xhakës dhe Shaqirit, reagon Duka: Nuk është simbol lufte!

Alb

Anetar i ri
ANETAR ✓
LV
0
 


Festa me shqiponjë e dy futbollistëve shqiptarë, Taulant Xhaka dhe Xherdan Shaqiri pas golave të shënuara ndaj Serbisë është tema më e diskutuar e momentit. Në lidhje me këtë diskutim, mund të mungonte edhe një koment nga ana e presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka.

Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare në “Facebook”, Duka e cilëson festën e futbollistëve shqiptar si normale dhe tregon se shqiponja nuk është një simbol i ndaluar.

“Futbolli është një lojë që ka emocione të forta dhe të bukura. Në çdo ndeshje të Botërorit shikon mënyra të ndryshme të festimit të golave. Edhe Xhaka e Shaqiri festuan në mënyrën e tyre golat e shënuar. Simboli i Shqiponjës nuk është aspak një simbol i ndaluar në asnjë vend të Botës.

Nuk është simbol lufte, urrejtjeje dhe diskriminimi. Kërkesa për investigim në FIFA për mënyrën e festimit të Xhakës dhe Shaqirit është, sa qesharake aq edhe primitive. Simboli i Shqiponjës në Flamurin tonë kombëtar nuk ka pse të shqetësojë askënd”, shkruan Duka në “Facebook”.

The post Shqiponja e Xhakës dhe Shaqirit, reagon Duka: Nuk është simbol lufte! appeared first on Lajmi i Fundit.
 
Back
Lartë