• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Shqiponja bëhet cështje, Xhaka sulmon federatën e Zvicrës: Po na kthen në epokën e gurit

Alb

Anetar i ri
ANETAR ✓
LV
0
 
xhaka-shaqiri-2-583x350.jpg
Vazhdon të shkaktojë debate festimi me shqiponjë nga dy futbollistët shqiptarë të kombëtares zvicerane, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri. Pas gjobës së FIFA-s dhe vendimit të federatës helvetike (SFV) për të mos e lejuar më këtë simbol, vjen dhe ideja për të mos përfshirë në përfaqësuese lojtarët me dy shtetësi.

Alex Miescher, Sekretar i Përgjithshëm i SFV, është shprehur: “A na duhen neve futbollistët me dy shtetësi në kombëtare?”

Frazat e zyrtarit të federatës në referencë të qartë ndaj festës me shqiponjë në Botërorin e futbollit irrituan Granit Xhakën. Mesfushori i Zvicrës shprehu zhgënjimin për propozimin, që edhe pse në ide fillestare, ka ngjallur debat.

“Miescher i ka zhgënjyer lojtarët aktualë dhe ata që do të vijnë. Pas simbolit të shqiponjës na siguroi mua dhe Shaqirin se do na mbronte, por ja çfarë ndodhi. Kuptoj nga fjalët e tij se nuk beson te futbollistët me dy shtetësi, por ne japim gjithçka për këtë fanelë”, ka thënë Xhaka.

Federata Zvicerane me shumë gjasë do të tërhiqet nga propozimi kontrovers.

“Rrënjët e mia janë në Kosovë, ashtu siç janë për Embolo’ në Kamerun, për Akanxhi në Nigeri, apo Rodrigez në Kili dhe Spanjë. Madje, edhe trajneri Petkoviç ka dy shtetësi. Me këto komente, sekretari i federatës na ka zhgënjyer dhe na ka kthyer në Epokën e Gurit”, shtoi Xhaka.

Pas kritikave të ashpra, Federata Zvicerane e Futbollit ka thënë se nuk është kundër shtetësive të dyfishta të lojtarëve dhe ka keqardhje për akuzat diskriminuese.

The post Shqiponja bëhet cështje, Xhaka sulmon federatën e Zvicrës: Po na kthen në epokën e gurit appeared first on Lajmi i Fundit.
 
Back
Lartë