• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Shqipëria në Luftën e I Botërore, ekspozitë me foto nga austro-hungarezët në Durrës

J

J L

Guest
Turistët e shumtë që zgjedhin të pushojnë në bregdetin shqiptar do të kenë mundësinë këtë verë të njihen edhe me Shqipërinë e fillim-shekullit XX dhe realitetin e saj.

Mbrëmjen e kaluar u çel në ambientet e Muzeut Arkeologjik të Durrësit ekspozita fotografike “Shqipëria në fokusin e austro-hungarezve”.

Në fotot e shkrepura gjatë administrimit të vendit nga austro-hungarezët janë fiksuar aspekte të ndryshme ekonomiko-shoqërore shqiptare gjatë Luftës së Parë Botërore, periudhë kur vendi përballej me mjerimin, problemet e tij të brendshme dhe luftën për të mbrojtur të drejtat kombëtare dhe territoret e tij.

Kjo ekspozitë lëvizëse që përmban 60 fotografi të realizuara në vitet 1916-1918 nëpër qytete dhe fshatra të Shqipërisë nga oficerë e ushtarakë austro-hungarezë do të qëndrojë e hapur dy javë në Durrës për të udhëtuar më pas në të tjera qytete bregdetare të vendit.

Austri-300x145.jpg


j.l./ dita
 
Back
Lartë