• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

“Shqipëria më ka borxh 135 mln euro”, Becchetti do të apelojë marrëveshjen Itali-Shqipëri, mediat italiane: Informoi qeverinë italiane

Rag’N’Bone

Anetar i ri
ANETAR ✓
LV
0
 
1705047608352.png

Sipërmarrësi italian, Francesco Becchetti rikthehet në sulm. Pronari i televizionit Agon Channel, do të apelojë në Gjykatën Europiane marrëveshjen mbi emigrantët mes Italisë e Shqipërisë.

Sipërmarrësi i cili ka fituar një gjyq ndërkombëtar kundër qeverisë shqiptare, me një dëmshpërblim prej 135 milionë eurosh, ka informuar qeverinë italiane mbi përpjekjet e tij për sekuestrimin e shume që Italia synon t’i paguajë Shqipërisë me marrëveshjen për emigrantët, në bazë të protokollit të 6 nëntorit 2023.

1705047626523.png

“Nëpërmjet avokatëve të tij, në nëntor të vitit 2023, sipërmarrësi italian ka informuar presidencën e Këshillit të Ministrave dhe të gjitha ministritë e qeverisë italiane, se do te kërkojë ne rruge gjyqësore qe të sekuestrohen të gjitha shumat që qeveria italiane ka marrë përsipër t’i paguajë qeverisë shqiptare për paktin e emigranteve”, shkruajnë mediat italiane.


Shqipëria do t’i japë Italisë dy zona pa pagesë për ngritjen e bazës së emigrantëve afrikane, një pikë mbërritjeje në portin e Shëngjinit dhe një bazë ushtarake në Gjadër rreth 30 kilometra larg portit.

Të gjitha shpenzimet do të paguhen nga pala italiane. Nëse sipërmarrësi Bechetti fiton betejën me drejtësinë, marrëveshja Shqipëri-Itali për emigrantët, do të hasë në një pengesë të madhe. Por për të mbërritur në këtë pikë, pakti i nënshkruar nga Meloni dhe Rama do duhet të marrë miratimin e Gjykatës Kushtetuese e cila ka pezulluar ratifikimin e marrëveshjes, dukë pranuar të kalojë për shqyrtim padinë e 30 deputetëve të opozitës.

N24
 
Se kuptova qart kete shqiperia do ngrej dy pika per emigrantet afrikan??
 
Back
Lartë