Nga Bedri Islami
(Vijon nga numri i kaluar)
Qëndrimi i Shqipërisë ka patur një rëndësi të jashtëzakonshme, sidomos për vetë pjesëmarrësit në kryengritje. Mbështetja publike, e hapur e drejtpërdrejtë dhe e vendosur e Shqipërisë kishte për to edhe kuptimin e gatishmërisë për të rrezikuar e për të shkuar edhe më tej. Në se Shqipëria do të heshtte, thyerja e tyre do të ishte jashtëzakonisht e madhe. Në se Shqipëria do të kishte dalë kundër kërkesave të tyre atëherë do të kishim pasur një thyerje historike që vështirë se mund të ndreqej ndonjëherë. Për fat ndodhi e kundërta e asaj që ndoshta kishin menduar në Beograd. Ndodhi ajo që kishin pritur demonstruesit: përkrahja pa ekuivok nga ana e shtetit shqiptar dhe kjo, edhe në kushtet e rënda të gjendjes së jashtëzakonshme, do të ishte një mundësi shumë më e madhe për të vazhduar më tej.
Sidoqoftë shumë pyetja janë shtruar që atëherë, shumicën e të cilave e shtrova edhe unë në fillimin e këtyre shënimeve të cilat, e theksoj, kanë më shumë karakterin e njohjes sime vetjake, se sa synimin e një analize shkencore.
Le t’i marrim disa prej tyre, qetësisht, pa dashur të përbaltim ose të heqim baltën që është hedhur. Le të kthehemi edhe një herë me mendje në vitin 1981 dhe duke e pasur të qartë se çfarë ndodhte në Kosovë, të analizojmë atë që ndodhte në shtetin shqiptar. Sepse, duke qenë si dy enë kumunikative, duam apo nuk duam, deri në një ditë të pritshme, jemi ngërthyer nga fati i këtyre enëve.
***
Që në ditët e para të pasngjarjeve të marsit të vitit 1981 është ngritur pyetja e cila bëhet edhe tash: Cili ka qenë roli i Shqipërisë nw demonstratat: a ishin ato të përgatitura dhe të drejtuara nga shteti shqiptar dhe strukturat e tij të fshehta apo gjithçka kishte ngjarë pa dijeninë e tij dhe shteti shqiptar ishte zënë në befasi? A ishin ato të mirorganizuara nga shteti shqiptar, qoftë edhe për të spostuar vëmendjen nga problemet që po i rriteshin apo shteti shqiptar kërkonte të shpejtonte ritmet e ngjarjeve që mund të vinin? A kishte dijeni drejtuesi i atëhershëm i shtetit shqiptar, Enver Hoxha, apo gjithçka e kishin bërë ndihmësit e tij, pa e vënë atë në dijeni?
Strukturat drejtuese, shtetërore dhe partiake të kohës, në Kosovë dhe në Jugosllavi, pa përjashtim në të gjitha republikat dhe në krahinën e atëhershme të Vojvodinës, pas vetëm pak ditë heshtje, u sulën kundër Shqipërisë, duke e akuzuar atë, se, pas gjithçkaje që kishte ndodhur, ishte dora e saj dhe e sigurimit të shtetit shqiptar. Akuzat ishin në kor të përbashkët, pa u dalluar nga shqiptimi, në se ishin sllovenë, kroatë, boshnjakë, malazezë, por duke e ditur mirë se kur ishin serbë apo maqedonas. Çuditërisht, nga të njëjtat grupacione në Kosovë, thellësisht titistë dhe udbashë, ngrihet edhe në ditët e sotme, megjithëse më sofistikuar e jo si njëzetepesë vite më parë, në mbledhjet e turpshme, famëzeza të diferencimit. Nuk është për t’u çuditur se ndodh një gjë e tillë: akuzuesi kryesor i ngjarjeve të marsit 1981 dhe përfituesi më i madh i tyre, Azem Vllasi, u rikthye sërish në zyrat e vjetra, si këshilltar i kryeministrit Kosumi, krejtësisht ndryshe nga sa mund të ishte menduar.
Duhet besuar dhe është për t’u besuar, se, shteti shqiptar, i cili i kushtonte një vëmendje të veçantë vëzhgimit dhe ngritjes së strukturave të kundërzbulimit, kudo që e shihte të nevojshme dhe, duhet pranuar se këtë e bënte mjeshtërisht, nuk do të rrinte dorëjashtë nga shtrirja e tij në Jugosllavi e sidomos në Kosovë. Mund të mendohet se këtu e kishte edhe më të lehtë, pasi njerëzit ishin shqiptarë, që e donin deri në dhimbje Shqipërinë dhe shtetin shqiptar, që e kishin pasur ëndrrën e bashkimit dhe jetës së përbashkët e që do të kishin vepruar njëlloj edhe sikur në Shqipëri të vazhdonte të qeveriste monarkia e Zogut.
Është e besueshme se në Kosovë ka pasur njerëz që kanë punuar për shtetin shqiptar, ashtu si në Shqipëri nuk kanë qenë të paktë ata që kanë punuar për shërbimet sekrete jugosllave. Por është një dallim rrënjësor mes tyre dhe bashkëpunëtorëve të UDB-së, qofshin këta të fundit në Kosovë apo në Shqipëri, ****, mund të them se nuk kishte asnjë lloj krahasimi mes tyre. Ata, që kishin pranuar të punonin për shtetin shqiptar, nuk e bënin këtë sepse donin grada apo tituj, se ishin nevojtarë dhe kishin hallin e bukës së gojës apo të një jete në luks. Ata kishin ëndërrime e synime të tjera, lidhja e tyre, qoftë organizative apo strukturore me shtetin shqiptar, ishte preludi i asaj që mendohej se do të vinte, bashkimi i trojeve dhe për këtë ata kishin sakrifikuar e do të sakrifikonin gjithçka.
Në të kundërtën e tyre, udbashët, dyfish të shitur, si bashkëpunëtorë të sigurimit që kishte robëruar vendin e tyre dhe në dëm të interesave jetike të Kosovës, janë faqja më e errët dhe më makabre e historisë së Kosovës në 50 vitet e fundit. Asnjëherë, në asnjë kohë, Kosova nuk ka pasur këso lloj mostrash të përbindshme, të cilët, dy herë të kuq dhe dy herë të zinj, titistë si ideologji dhe udbashw si profesion, janë turpi i çdo vendi. Çuditërisht e jo çuditërisht, këta njerëz, edhe atëherë, edhe sot, kanë të njëjtin qëndrim ndaj ngjarjeve të vitit 1981.
Tani që kanë kaluar shumë vite mund të them me bindje se shteti shqiptar është zënë në befasi nga ngjarjet e vitit 1981. Ai nuk e ka pritur këtë, qoftë edhe për shkak të rrethanave, disi të veçanta që ishin krijuar në parangjarjet e demonstratave të marsit.
***
Ishte një periudhë disi zbutjeje në marrëdhëniet mes dy shteteve. Drejtuesit e larë të shtetit shqiptar sikur e kishin pranuar luftën e heshtur me regjimin titist se, kush do të influenconte më shumë tek njëri tjetri, përmes shkëmbimesh kulturore e njerëzore, kontakteve, vëzhgimit të drejtpërdrejtë etj. Që nga ndërprerja e marrëdhënieve mes dy shteteve, nuk kishte ndodhur asnjëherë një gjë e tillë, dhe nga shndërrimet që po ndodhnin, marramendshëm shpejt, të dy regjimet, sikur kishin vënë në lojë atë që do të ndodhte në të ardhmen. Afërsia po bëhej gjithnjë e më e ndjeshme, kontaktet po bëheshin të zakonshme, njësimi i gjuhës shqipe dhe pranimi i teksteve të shtetit shqiptar në programet mësimore të Kosovës (duke hequr vetëm citimet politike), po bëheshin dukuri e natyrshme. Në këto kushte , si duket, shteti shqiptar nuk e kishte të menduar se mund të ndodhte diçka e tillë në Kosovë, si do të ishin demonstratat e vitit 1981.
Regjimi titist kishte qenë i bindur se nga kontaktet do të rritej ndikimi i tyre, qoftë edhe për shkak se në Shqipëri, krahas të merituarve, u dërguan, nën gjithfarë petku, edhe bashkëpunëtorët e fshehtë të sigurimit serb. Shkrimtari Mehmet Kraja, në librin e tij “Vite të humbura”, duke treguar për pasudhëtimin e tij të parë në Shqipëri, së bashku edhe me dy kolegë të “Rilindjes”, dëshmon edhe për faktin se bashkudhëtarët e tij gazetarë, në zyrat e Prishtinës, po grindeshin me njëri tjetrin se, kujt i takonte “nderi” të bënte informacionin për UDB-në.
Ndryshe nga sa ishte pritur në Beograd apo në Prishtinë, mes dy përpjekjeve, ishte e natyrshme që influenca e shtetit shqiptar, të ishte më e madhe. Duhet pranuar se në këtë kohë, në Shqipëri, niveli arsimor, kulturor, i botimeve, i rrjeteve të informimit, universiteti dhe institutet, njerëzit përgjithësisht, ishin më të ngritur. Ndjenja për Kosovën ishin në zenithin e saj. Nga ana tjetër, ata që vinin nga Kosova në Shqipëri, kishin marrë me vete, në radhë të parë, mallin dhe nuk mund të pranonin aq lehtë, kundërshtitë që dukeshin. Ishte një kohë, kur po bëhej e zakonshme të udhëtoje për në Prishtinë dhe të takoheshe me shokët e të njohurit, ishte e zakonshme që libri shqip të ishte i njëjtë si në Tiranë, ashtu edhe në Prishtinë. Shteti shqiptar, në këtë kohë, mendonte se duhej pritur, se nuk duhej ngutur dhe se, ngutja pikërisht në këtë kohë, mund të sillte djegien e etapave. Mirëpo ndodhi e kundërta, ajo solli shpejtimin e proceseve.
Udhëheqja e shtetit shqiptar ishte e bindur se krijesa jugosllave nuk do të ishte jetëgjatë, sidomos pas vdekjes së Titos. Dhjetë vite më parë se të ndodhte shpartallimi i përgjakshëm i saj, një gjë e tillë ishte parashikuar në librin e Enver Hoxhës për vetadministrimin. Dhe kjo jo vetëm që ishte shkruar, por edhe ishte besuar. Jo vetëm për drejtuesit e lartë, por edhe për njerëzit e zakonshëm. Ndaj, duke pritur këtë rënie, shteti shqiptar,mendonte se duhej pritur një kohë tjetër. Në atë kohë, në aparatin drejtues të komitetit qendror, sidomos në drejtorinë për Kosovën – sepse ka ekzistuar një drejtori e tillë e veçantë, e cila kishte zakonisht si drejtues të saj një anëtar të Komitetit Qendror, si psh Mehmet Karakushi, nga familja e njohur e Karakushëve të Kukësit – ka qenë mendimi se përshpejtimi i proceseve, ndërsa ende nuk ka filluar shprishja jugosllave, do të kishte edhe reprezalje masive.
***
Në shtatorin e vitit 1982, në takimin me Ramiz Alinë, në shtëpinë e tij të detyruar, unë e kam pyetur edhe për ngjarjet e marsit të vitit 1981. Megjithëse natyra e tij, jo rrallë, ishte sfinksore, përgjigjja ishte e besueshme. Zoti Alia , i cili, në vitin 1981 ishte sekretar i KQ për propagandën dhe njëri ndër autoritetet më të besueshme të Enver Hoxhës, sigurisht që do të ishte fare mirë në rrjedhën e ngjarjeve. Asaj kohe ai ishte njeriu nr.3 i shtetit, pas vdekjes dy vite më parë të Hysni Kapos. Alia më tha se shteti shqiptar nuk i kishte pritur këto ngjarje, sepse në planet afatgjata të shtetit dhe të partisë kishte prognoza të tjera, ishte menduar për një ecje ndryshe, duke mbështetur njëkohësisht lëvizjet që mund të ndodhnin.
– Së pari, kjo vonesë nuk është aq sa bëhet dhe, së dyti, udhëheqja shqiptare u ndodh e befasuar.
Por, kjo nuk ka lidhje me atë që më pas, gabimisht është quajtur si vonesë e qëndrimit të hapur të shtetit shqiptar.
Që shteti shqiptar dhe strukturat e tij u zunë krejt papritur, dëshmon edhe mungesa e plotë e informacionit që kishte në ditët e para. Nuk dihej se kush ishte organizatori dhe cilat ishin qëllimet themelore, nuk dihej në se ishte një lëvizje spontane, sporadike apo gjithçka ishte e organizuar, në se kishte në thelbin e saj kërkesa të zakonshme jetësore apo ishte një lëvizje politike, e fshehur përkohësisht pas anëve sociale.
Për reagimin e vonuar të shtetit shqiptar është polemizuar shpesh, sidomos pas vitit 1990. Ka qenë reagim i vonuar apo në kohën e duhur, pra kur është dashur të bëhet një reagim i tillë? Ka qenë një reagim i cili kishte në thelbin e vet qëndrimin kombëtar të shtetit shqiptar , apo gjithçka ishte fasadë patriotike? Është një moment kur qëndrimi kombëtar ndahet përfundimisht nga qëndrimi ideologjik, apo kishte një përputhje mes tyre dhe vazhdim të njëri tjetrit?
Demonstratat e vitit 1981, sido që të arsyetohet sot, e gjetën shtetin shqiptar me një qëndrim kombëtar të përcaktuar dhe të afishuar. E vërteta është se fillimi i demonstratave ka datën e 11 marsit 1981, ndërsa qëndrimi i parë i afishuar i shtetit shqiptar është i datës 8 prill 1981. Ka një diferencë rreth një mujore mes tyre dhe gjatë kësaj kohe, tashmë, për shtetin shqiptar, ishte gjithçka e qartësuar.
Ka pasur thënie se “shteti shqiptar heshti në fillim, pasi nuk e dinte saktësisht se cilët ishin pas këtyre demonstratave, forcat ilegale të majta apo forcat e dikurshme të djathta”, është thënë se “dyshimi se e gjithë kjo kishte ndodhur ishte nën organizimin e “pjesëve të ballit” apo të “Lidhjes së Dytë të Prizrenit” dhe meqenëse këto forca nuk kishin lidhje me shtetin shqiptar, fillimisht është heshtur”. Dyshimi ka shkuar edhe më tej, duke hedhur mendimin se sikur e gjithë kjo të ishte bërë nga nacionalistët shqiptarë, shteti shqiptar nuk do i kishte përkrahur, pasi, për qeverinë e Tiranës, në radhë të parë ishin parimet ose prirjet ideologjike.
Mendoj se është krejtësisht ndryshe. Së pari, shteti shqiptar kishte lidhje me forcat, e ashtuquajtura nacionaliste të shqiptarëve në Kosovë. Dem Ali Pozhari ishte njeriu që ishte ftuar personalisht në shtetin shqiptar dhe ishte pritur nga Enver Hoxha, me një organizim të posaçëm dhe publicitet të rrjedhshëm. Nga ana tjetër, ekzistojnë ende shënimet e Enver Hoxhës, si letër porosi, për forcat ilegale të majta të Kosovës, brenda vendit ose në diasporë, mes të cilave, jep mendimin për një bashkëpunim të ngushtë me Ballin Kombëtar të Kosovës, i cili, sipas shënimeve, ishte patriot dhe krejt ndryshe nga Balli Kombëtar në Shqipëri, i cili kishte qenë kolaboracionist. Një dallim i tillë, i bërë haptas, sjell mendimin se parësore në afishimin e qëndrimit të shtetit shqiptar, nuk ka qenë se kush i organizoi, por çfarë ishte thelbi i tyre.
***
Demonstratat e 11 marsit të vitit 1981 kishin, në shumicën e tyre dërmuese, kërkesa të karakterit social. Prandaj ata edhe u injoruan nga shteti federativ, u minimizuan. Duhej të vinte dita e 26 marsit, dy javë më pas, që gjithçka të bëhej saktësisht e ditur se çfarë donin dhe çfarë kërkonin shqiptarët në Kosovë. Me 26 mars, kërkesat sociale kaluan në radhën e tretë, u hodh haptas kërkesa për Republikën e Kosovës dhe për të drejtat politike të shqiptarëve në Kosovë. Këto kërkesa, që u afishuan edhe në ngjarjet e 1 dhe të 2 prillit, do të ishin boshti dhe themeli i vërtetë i ngjarjeve të pranverës së vitit 1981. Këto kërkesa do i përkrahte fuqimisht edhe shteti shqiptar. Nga 26 marsi dhe deri me 8 prill, do të ishin në mes vetëm 12 ditë, kohë jo e madhe për të afishuar qëndrimin e hapur të një shteti, jo përmes një deklarate politike të një zëdhënësi të ministrisë së punëve të jashtme, por përmes drejtuesit të atëhershëm të shtetit shqiptar.
Themelore është se shteti shqiptar nuk kishte hezitime në qëndrimin që do të mbante. Kjo ishte parësore. Po ashtu parësore ishte se ky qëndrim i shtetit shqiptar ishte në përputhje të plotë me qëndrimin e shtetasve të tij. Momenti i afishimit, që kur kërkesat sociale në Kosovë u bënë kërkesa politike dhe deri tek publikimi mw 8 prill i qëndrimit të shtetit shqiptar, nuk është një vonesë aq sa bëhet dhe aq sa dëshirohet të bëhet. Parësore, ajo që mund të shihet edhe kaq viteve, është në qëndrimin që u mbajt, në se ishte një qëndrim i drejtë, kombëtar, apo ishte në të kundërtën e asaj që po ndodhte në Kosovë.
Strukturat diferencuese në Kosovë, në reagimet e tyre të para, duke mbajtur vesh nga qëndrimi i Shqipërisë, nuk u ngutën të sulmojnë, pasi, për to, do të kishte qenë shumë e leverdishme, nëse shteti shqiptar do të kishte heshtur. Kjo do u thonte demonstruesve dhe sidomos të burgosurve politikë se ishin të vetmuar.
Qëndrimi zyrtar i shtetit shqiptar u bë i njohur me 8 prill 1981, përmes artikullit të gjatë ” Pse u përdor dhuna policore dhe tanket kundër shqiptarëve në Kosovë?” ( Zëri i Popullit, 08 prill 1981).
Cilat ishin disa nga thelbet e këtij qëndrimi, kundër të cilave, me një furi të pabesueshme, u vërsulën të gjitha strukturat partiake dhe qeverisëse jugosllave, mes të cilave edhe shumë nga vasalët e tyre shqiptarë? A përbënin ata thelbin e asaj që kishte ndodhur dhe publikisht, a bënin të njohur, se e përkëdhelura jugosllave kishte fshehur nën mantelin e jetës të përmirësuar, të vërteta të mjerueshme që kishin pas vetes,çka u dëshmua më pas, gjakimin e të gjithë popujve që përbënin atë?
Ndoshta do të ishte e vlefshme në se do riktheheshim në disa nga qëndrimet e shfaqura në 8 prill 1981.
“Por, pavarësisht nga ç’thuhet e ç’shkruhet në Jugosllavi, shkaqet e vërteta të demonstratave të Kosovës, përmbajtja e tyre, kërkesat që u paraqitën në to nuk mund të mbulohen me frazeologjira të rreme dhe të zhurmshme, siç veprojnë shtabet e Beogradit. Çdo njeri objektiv, çdo vëzhgues i paanshmëm e shikon dhe e kupton menjëherë se në bazë të ngjarjeve të fundit në Kosovë qëndrojnë prapambetja e madhe e kësaj krahine, varfëria e mjerimi i njerëzve të saj, mungesa e lirive demokratike dhe e të drejtave politike. Demonstratat janë shpërthimi i një gjendjeje të padurueshme që vazhdon prej dhjetëra vjetësh, është errësimi i mëtejshëm i perspektivës për të dalë nga kjo gjendje”.
“Tani, popullsia shqiptare që jeton në Kosovë dhe që përbën pjesën dërrmuese të saj, kërkon, brenda normave kushtetuese, por edhe në rrugë, që Krahina e Kosovës të çlirohet nga tutela e Serbisë, ajo kërkon t’i njihet statusi i një republike brenda Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë.
Ç’krim bëri populli i Kosovës me këtë kërkesë, që u cilësua si i tillë nga udhëheqja e Federatës së Jugosllavisë dhe nga disa udhëheqës kryesorë të Krahinës së Kosovës? Ai s’bëri asnjë krim. Përkundrazi, këto kërkesa të ligjshme janë nënvlerësuar, janë quajtur armiqësore, prandaj dhe u arrit në demonstratat që u zhvilluan.
Asnjëherë populli shqiptar i Kosovës dhe i viseve të tjera të Jugosllavisë nuk është lejuar të shprehet lirisht dhe në mënyrë demokratike mbi statusin që duhej të kishin krahinat ku ata banonin. Persona të tjerë kanë vendosur për ta”.
“Jo vetëm kaq, por studentët trima kosovarë i akuzuan se gjoja vepruan si gangsterët e Çikagos dhe vunë përpara kalamanët e vegjël. Këto zakone të ndyra mund të jenë cilësi të të tjerëve, por kurrë të shiptarëve që kanë luftuar dhe luftojnë me pallën sheshit. Pretendimi i shtypit jugosllva vërteton të kundërtën, se demonstratat ishin popullore dhe paqësore. Ky pretendim, gjithashtu, të le të kuptosh, se, po të mos ishin turma nxënësish, policia serbe do t’i kish grirë njerëzit me mitraloza. Këto gjëra nuk harrohen kollaj. Ato nuk tregojnë forcën, por dobësinë, nuk tregojnë pjekurinë, por hutimin”.
Afishimi i qëndrimit të hapur të shtetit shqiptar, edhe pse më pas është quajtur i vonuar, mendoj se ka qenë në kohën e duhur dhe po ashtu, edhe në nivelin e duhur. Edhe sot, këtij qëndrimi nuk mund ti shtohet asgjë dhe ti hiqet asgjë. Edhe në se ka qenë vetëm një perde patriotike, gjë që nuk është e saktë, një qëndrim i tillë ishte i mirëpritur në tërë skenën politike ilegale të Kosovës dhe tek të gjithë njerëzit e thjeshtë. Po të kishte ndodhur e kundërta, në se shteti shqiptar do të kishte mbështetur dhunën policore, tanket dhe reprezaljet në Kosovë, ose në se do të kishte heshtur, kjo do të përbënte njërën ndër thyerjet më të mëdha të kombit. Fakti është se në vitin 1981, i gjithë arsenali i propagandës titiste e udbashe synoi pikërisht në thyerjen e asaj që ekzistonte mes shqiptarëve, pavarësisht kufijve të vendosur, në ndërtimin e një miti të rremë për shqiptarët “ndryshe” që ishin në Kosovë, ashtu si kishin bërë deri atëherë mekanizmat serbë, në ndarjen e shqiptarëve në ” të ndershëm” dhe rebelë.
Pas afishimit të qëndrimit të shtetit shqiptar, në Kosovë , pa mëdyshje, kemi dy tablo të ndryshme. Nga njëra anë është ndjenja e madhe e lehtësimit dhe e ripërtëritjes që përshkoi demonstruesit , sidomos të burgosurit politikë, nga ana tjetër egërsinë e mekanizmave shtetërorë. I gjithë ky mekanizëm i stërmadh titist, në gjashtë republika dhe në dy krahina, u vu në lëvizje. Nuk duhet harruar se ky mekanizëm kishte aso kohe, mbështetje jo të paktë. Jugosllavia e pas-Titos, ndonëse e çaluar, ende kishte një vello, që kur do i hiqej plotësisht, do të dilte gjakimi që do të ndodhte. Asnjë krijesë e sajuar shtetesh dhe e mbështetur aq verbërisht , nuk do të kishte një fund aq të përgjakshëm, si Jugosllavia e Titos. “Plaku”, si i thonin asaj kohe, kishte mbajtur vendin nën vete, por, ndërkohë, nacionalizmat, kishin mprehur thikat. Shqiptarët nuk do të duhej të bëheshin kurban i këtij gjakimi, në fillimin e gjithçkaje për to ishte e rëndësishme të dihej se, edhe në një moment të vështirë të ardhshëm, do të kishin një mbështetje nga shteti shqiptar.
Është e qartë pse u sulën kundër Shqipërisë gjithfarë robinjsh sllavë, por më e çuditshme ishte se nuk mbetën pas tyre edhe çakejtë shqipfolës. Dushan Ristiq thërriste se kurrfarë librash nuk na duhen nga Shqipëria dhe kjo është edhe faza , kur për të disatwn herë ngrijnë marrëdhëniet mes dy shteteve, por njerëzit, besoj se nuk i kanë harruar edhe Kolë Shirokën, Xhavit Nimanin, Fadil Hoxhën, Veli Devën, që, si përmjerur, bridhnin nëpër sallat famëzeza të diferencimit. Pikërisht në atë kohë filloi të merrte “hov” edhe njëri nga pinjollët më të paskrupullt të titizmit dhe të diferencimit, Azem Vllasi, karriera e të cilit, si rrallë herë, u ngrit mbi gjakun që ishte derdhur në pranverën e vitit 1981, dhe, po ashtu, si rrallë herë, edhe pas 25 vitesh, mbetet në të njëjtën pozitë mjerane dhe diferencuese.
(Vijon numrin e ardhshëm)
Botuar sot në Dita. Ndalohet ribotimi i plotë ose i pjesshëm pa lejen me shkrim të redaksisë