• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Shpërthimi i minierës në Turqi/ Shkon në 41 numri i të vdekurve, dhjetëra të bllokuar në 300 metra thellësi

...

Kontributor
LV
0
 

Shpërthimi i minierës në Turqi/ Shkon në 41 numri i të vdekurve, dhjetëra të bllokuar në 300 metra thellësi​



miniera.png



Të paktën 41 persona kanë mbetur të vdekur pas një shpërthimi në një minierë qymyri në provincën veriore Bartin të Turqisë.

Më herët, ministri i Brendshëm turk, Suleyman Soylu, tha se 58 nga 110 personat që punonin në minierë kur ndodhi shpërthimi u evakuuan nga ekipet e shpëtimit ose arritën të dilnin vetë.
“Aty vazhdon ende zjarri, minatorët dhe ekipet kanë bërë sakrifica të mëdha për të mos lënë vëllezërit e tyre atje”, tha ai.

Ministri i Energjisë, Fatih Donmez, tha më vonë se zjarri në minierë ishte vënë përgjithësisht nën kontroll, por përpjekjet për izolimin e tij po vazhdonin pas incidentit që ndodhi 350 metra nën tokë.

Autoritetet turke thanë se Prokuroria ka nisur një hetim për shkakun e incidentit, por sipas të dhënave fillestare shpërthimi ishte shkaktuar nga metani në minierë.
Në vitin 2014, rreth 300 punëtorë u vranë në fatkeqësinë më të rëndë të nodhur ndonjëherë në minierat e Turqisë, në qytetin perëndimor të Somas, 350 km në jug të Stambollit.



Top Channel
 
Allahu i beft banor te xhenetit,dhe te lenduarit i sheroft,dhe gjith familjaret e te afermit sabrin ua shtoft
Nuk ka dyshym se vdekjen e kena me afer se damari ne qaf, secili nga ne e ka te shkruar sekondin e fundit kur do jet,por elhamdulilah qe nuk e dim sepse ato jan urtesit e krijuesit.

ESHTE NGRITUR LAPSI JAN THAR FLETET,DO TE NDODH AJO QE ALLAHU E KA SHKRU.
 
Back
Lartë