Qylaxhiu dhe injoranca
1-E njoh unë Një dhe shumë të tjerë,
se shquhet shumë për qylaxhi
edhe vrerin di ta nxjerrë,
siç pi verë dhe raki.
2-As nuk skuqet,as nuk zverdhet,
po krekoset si një gjel,
si dopio-gjashta të ngelet,
si skifter,si harabel.
3-shpirti keq, ka veç erresire
as ta ngjit njeri me zor.
Njoh unë NJë,aman o Zot,
si një rrodhe në oborr.
4-Mburret,shkundet,jep dhe mend,
një tru tharë,një mos më keq.
Aman Zot çfarë rrit ky vend,
Perëndi kjo tokë çfarë heq.
5-Jo më keq se ky s'kam parë
dhe mos pafsha sa të rroj,
kaq u bëra nuk kam sharë
dhe nuk di si të mallkoj.
6-Por ja pena nuk të fal,
të zbërthen brinjë më brinjë.
Se i ligu kur të tall,
do përgjigje vetëtimë.
7-Se ai që të ha bukën
dhe nga pas leh si një qen,
duket që e ka mbushë kupën
dhe për shokë e mik nuk bën!
8-Ruhuni nga njerëz të tillë,
nga këta ka kudo sot.
Duken aq, si për mëshirë,
flakini si leckë në tokë.
Web