• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Shkrime të ndryshme

Telefonomë , kur të kesh dëshirë , por jo si të të ketë detyruar dikush , jo me imponim , kjo s'do të ishte mirë as për ty e as për mua .
Ndonjëherë , e imagjinoj se sa bukur do të ishte nëse do të më telefonoje , ashtu thjesht , pa arsye , si dikush që kur ka etje shkon të pijë , por e di se do të ishte e tepërt të kërkoja kaq shumë...me mua nuk ke pse shtiresh i etur , nëse nuk dëshiron të pish...

web
 
IMG_20221121_172858.jpg

Njeriu i pa bese ndeshkimin e ka nga pas, porsi lekuren e trupit!
Nuk ka problem per hakmarrje, eshte syri i madh qe shikon dhe jep ate qe meriton gjithkujt.
 
Askush nuk hyn kot ne jeten tuaj... ... është një dhuratë ose është provë.
IMG_20221121_181851.jpg
(Ferzan Ozpetek)
 
Në një zemër që dashuron vërtetë, ose xhelozia vret dashurinë, ose dashuria vret xhelozinë.

Dostojevski​

 
Do vdisja vetem per nje shikim tendin,
Do vdisja per psheretimen tende qe I vjen era parfum,
Do vdisja per nje ledhatim qe ma ngroh zemren.

Pablo Neruda
 
Në fund të fundit, ndoshta të gjithë ne që e mbajmë veten për të mençur, duhet të shohim dhe pranojmë përgjegjësitë tona për pse vuajmë kur na thyhet zemra.
Ne botën,IMG_20221121_235110.jpg që arritëm ti dorëzojme dhe besojme zemrën.
 
UNË KAM LINDUR PËR TË QENË NJË POETE OSE TË VDISJA
Unë zgjodha rrugën e vështirë
T’i mbijetoja të gjitha mbytjeve të anijeve
Dhe kështu vazhdova, duke shkruar poemat e mia
Ende gjallë dhe duke shkelmuar
Unë zgjodha rrugën e vështirë
T’i bëja të qeshnin ata që janë përtej shërimit
UNË KAM LINDUR PËR TË QENË ASGJË OSE NJË KALORËSE
Unë zgjodha rrugën e vështirë
Të ngjitesha në skenë thuajse e padukshme
DHE KËSHTU VAZHDOVA, DUKE SHMANGUR PLUMBAT DHE TOPAT
ENDE DUKE I MBAJTUR DUART E MIA TË PASTRA

Unë kam lindur për të qenë një poete ose të vdisja
Gloria Fuertes
 
dukej sikur ajo kishte një shpirt shumë të madh për të;
e mbushte atë gjer' në buzë, deri sa nuk kishte më hapësirë,
kështu që i rridhte nëpërmjet syve.."
Nick Lake
 
I humbur gjumi sonte.
Në këtë natë të ftohtë një cigare më bën shoqëri.
Mike e mirë e çasteve të zymta,e luftrave të brendshme.
Depërton thellë nëpër zgavrat e kraharorit duke lënë më pas një shije edhe më të hidhur se ajo që ka lënë trishtimi.
..............
I humbur gjumi sonte.
Humbur jam dhe unë...

Mia (frymëzim i çastit)
 
Last edited:
Shumë herë e humbim kohën me njerëz që na nënvlerësojnë dhe na trajtojnë keq.

Ata janë njerëzit që janë të lumtur të na hidhërojnë dhe na e bëjnë jetën një torturë. Torturë, para torturës që është!

Nuk e kemi kuptuar që jeta është e shkurtër dhe duhet të shijojmë çdo moment!

Është mirë, pra, të bëjmë një pastrim, të largojmë njerëzit toksikë nga jeta jonë dhe t'u japim hapësirë atyre që na vlerësojnë për atë që jemi, na duan me shpirt, na këshillojne, mbrojnë dhe na respektojnë thellësisht dhe sinqerisht.

Jeta është shumë e mirë dhe e pakët për t'u helmuar nga njerëz që nuk ja vlen ti duash edhe më shumë se veten!
 
Bindjet janë armiq të së vërtetës, më të rrezikshme se gënjeshtra.
IMG_20221119_090250.jpg
Friedrich Nietzsche
 
Ne çdo ditë varrosim gjëra për të cilat nuk i kemi treguar askujt.
 
"Kur femrat nuk janë të dashuruara, në to qarkullon gjak i ftohtë si i një avokati të moshuar" ??
IMG_20221123_171555.jpg
Honoré de Balzac
 
Asnjë nga poetët dhe mendimtarët nuk ka gjetur përgjigje për pyetjen; "Çfarë është dashuria?".
Dëshironi të burgosni dritën?
Do t'ju rrëshqasë nëpër gishta.
IMG_20221122_071148.jpg
Pavel Evdokimov
 
Burrat nen hije rrine e kuvendojne
pika qe su bie ....
 
"Është dashuri e pamundur" , më thua.
"Është dashuri e pamundur" , të them.
Por zbulon se buzëqesh nëse më shikon
dhe zbuloj se buzëqesh kur të vështroj.
"Netëve" - ti rrëfehesh - "të mendoj".
Të mendoj ditë e natë
dhe pyes veten nëse më mendon,
kur unë jam duke menduar për ty.
Shoqëria, rregullat, detyrat ...
por dridhesh kur t'i shtrëngoj duart.
"Më mirë të lumtur apo më mirë të "kornizuar" ? të pyes
Dhe buzëqeshja jote ndriçon ditën,
duke i ndryshuar veshje çdo mendimit tim.
"Kjo dashuri është e mundur" , të them.
"Kjo dashuri është e mundur" , më thua.

Sesto Properzio
 
Cdo fjale qe kam shkruar,
E kam germuar me duart e mia
Nga fundi i shpirtit tim.
Dhe prej aty nxorra me te miren
Dhe me te keqen time.
Aty ishte cdo gje: e nxire, e terbuar, e shperqendruar, servile.
Germova aq thelle deri sa hapa nje grope.
Kjo menyre perplasjeje ishte e guximshme,
Por e domosdoshme.
E bera per veten time,
Ne menyre qe te plotesoja pjeset e nje puzzle,
Dhe me pas formova nje pamje perfekte qe mund te me perfaqesonte.
Ndoshta e arrita.
Ndoshta jo.
Ndoshta do te me duhet te germoj serish
Per te gjetur fjale te renda dhe kokeforte,
Dhe jo te shtruara per tu prekur,
Qe te mos te me dale me vetja nga rrezja e shikimit.
Kete nuk e di me siguri.
Por per nje gje jam i bindur.
Nga ajo vrime ne mish,
Ka shume prej tyre
Dhe secili prej tyre ka marre dhe ka lene dicka.
Por vetem ti me le nje histori.
Nje histori te vertete, te sinqerte, besnike.
Pa kompromis dhe me fjale aq perkefte
Saqe duken si copeza lekure mbi vet mishin tim.

Pedro Salinas
 
Back
Lartë