• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Shkatërrimi i Romës, ekipi që u ‘zhduk’ si me magji brenda dy viteve

Nete2

ⓃⒺⓉⒺⒹⓎ.ⒸⓄⓂ
ANETAR ✓
LV
0
 
Klubi është në revolucion të madh dhe ende nuk dihet sesi do t’i gjejë sezoni i ri, që fillon në muajin gusht.

Por Roma, një klub me emër dhe peshë të madhe në Serie A, arriti rekorde të mrekullueshme me disa futbollistë dhe një trajner modest si Luciano Spalletti gjatë sezonit 2016/17, duke grumbulluar 87 pikë gjatë një sezoni, përcjell lajmi.net.

Një vit më pas, ata arritën gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve, diçka që nuk i shijua me vite nga tifozët romakë.

Por çfarë ndodhi me Romën brenda dy viteve? Të gjithë futbollistët u shitën për para, drejtuesit i nëpërkëmbën legjenda e tyre dhe rezultati nuk do koment.

Ndërkohë që nga sezoni i famshëm 2016-2017 kanë mbetur vetëm 5 lojtarë: Juan Jesus, Federico Fazio, Alessandro Florenzi Diego Perotti dhe Nura (talenti i tërhequr për arsye shëndetësore).

Më poshtë lista e të gjithë lojtarëve të shitur dhe larguar në më pak se dy vite:

Kostas Manola – I shitur tek Napoli.

Daniele De Rossi – I larguar pa nder, aktualisht në kërkim të një skuadre.

Alisson Becker – I shitur tek Liverpool.

Wojciech Szczęsny – I shitur tek Juventus.

Bogdan Lobont – I tërhequr, aktualisht trajner tek Cluj.

Edin Dzeko – I larguari i ardhshëm me destinacion Inter.

Francesco Totti – Ish-drejtues tek Roma.

Antonio Rudiger – I shitur tek Chelsea.

Thomas Vermaelen – I larguar tek Barcelona.

Emerson Palmeiri – I shitur tek Chelsea.

Leandro Paredes – I shitur tek Zenit, aktualisht tek PSG.

Kevin Strootman – I shitur tek Marseille.

Clement Grenier – I larguar tek Lyon.

Radja Nainggolan – I shitur tek Inter.

Mohamed Salah – I shitur tek Liverpool.

Bruno Peres – I huazuar tek Sao Paulo.

Stephan El Shaarawy – Aktualisht tek Roma, por mund të transferohet në Kinë.

Luciano Spalletti – I larguar për tek Inter.

Gerson Santos da Silva – I larguar tek Dinamo Moscow.

Mario Rui – I shitur tek Napoli. /Lajmi.net/


Shkruar nga: Blendi Bugari
 
Back
Lartë