• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Sherri nisi për 4 mijë euro mobilje, Diana Vukaj u ekzekutua nga vëllai me pistoletë silenciator

...

Kontributor
LV
0
 

Sherri nisi për 4 mijë euro mobilje, Diana Vukaj u ekzekutua nga vëllai me pistoletë silenciator​



66-6.jpg





Top Channel ka mësuar detaje të reja nga ngjarja e rëndë në qytetin e Shkodrës, ku vëllai ekzekutoi motrën me armë zjarri.

Burime bëjnë me dije se autori i dyshuar, i identifikuar si Fabian Vukaj ishte i alkoolizuar ndërsa motra e tij, Diana Vukaj, e cila punonte dhe jetonte në Gjermani i jepte para.

Udhëtimi i saj i fundit drejt Shqipërisë ishte të premten. Denoncimin në polici për zhdukjen e saj e bëri mikesha e Dianës, e cila kishte humbur kontaktet. Gjatë kontrolleve në banesë, ku u gjet e vdekur në krevat Diana Vukaj, u zbulua se ishte ekzekutuar me pistoletë silenciator dhe në ambientet rreth shtëpisë gjetën vëllain e pirë.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se ajo do të blinte mobilje me vlerë 4 mijë euro, ndërsa ai nuk ishte dakord. “Mi jep mua lekët se i gjej unë”, mësohet t’i ketë thënë autori. Ky besohet të jetë motivi që nisi konfliktin në familje, që çoi më pas në ekzekutimin e Diana Vukajt.

Po ashtu, mësohet se para se të ndërmerrte aktin makabër 55-vjeçari ka mbajtur të mbyllur në shtëpi për tre ditë viktimën. Gjatë kontrolleve, në banesë u gjetën edhe 8 shishe birrë 1l të boshatisura që i ka konsumuar autori, gjë që tregon se ka qenë nën efektin e alkoolit kur kreu vrasjen.

Shefi i Komisaritatit Shkodër, Paulin Çupi ka dhënë detajet e ngjarjes së rëndë duke thënë: “Rreth orës 22:30 të natës së sotme, është marrë një telefonatë që Diana Vukaj ka dy ditë që ka humbur kontaktet me të afërmit e saj. Verifikimi i parë u bë në banesën e saj, ku u gjet e pajetë, rreth 60 vjeçe.
Është ushtruar kontroll në territorin e shtëpisë dhe rrethinat, ku është ndaluar vëllai i saj, rreth 56 vjeç. Mendohet se kemi të bëjmë me krim brenda familjes. Ngjarja është e rëndë, po kryhen veprimet proceduriale. Diana Vukaj ka qenë në Gjermani dhe prej 3-4 ditësh ishte kthyer në banesë. Vrasja është kryer me armë zjarri, janë siguruar një pjesë e mirë e provave dhe po punojmë sërish për të marrë informacion.

Kufoma ndodhej brenda në banesë, brenda në dhomën e saj. Autori i dyshuar është në kushte depresioni, në gjendjen e alkoolit”.


44-6.jpg



Top Channel
 
Na fal po kujt i rruhet e i ha palla per kto budalliqe?!
E mqs do me na bo kurioz me lexu ca ke hudh ktu(un se bona)
na thuj cili esht qillimi yt qe e hodhe?
Ne cilen tem mendon se ze vend vrasja?
 
Back
Lartë