• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Sherr në Athinë, reperi i njohur sulmon dy persona me thikë, mes tyre dhe një shqiptar

...

Kontributor
LV
0
 

Sherr në Athinë, reperi i njohur sulmon dy persona me thikë, mes tyre dhe një shqiptar​


Screenshot 1

lg.php


Një sherr mes reperit grek Thug Slime dhe katër personave të tjera është regjistruar mbrëmjen e djeshme. Mediat e vendit fqinj shkruajnë se dy nga personat e përfshirë në këtë konflikt, ishin shqiptarë.

Policia ka shkuar me shpejtësi në vendngjarje dhe ka arrestuar 3 persona, mes tyre edhe reperin Thug Slime. Mësohet se sherri ka nisur në një lokal, ndërsa nuk dihen ende motivet. Deri më tani është mësuar se reperi ka sulmuar me thikë dhe ka plagosur një baba të tre fëmijëve, ndërsa skena është parë nga i biri i tij vetëm 10 vjeç.

Sipas informacioneve ngjarja ka ndodhur rreth orës 4 të mesditës së djeshme, kur një makinë me katër pasagjerë, dy shqiptarë, një bullgar dhe një grek, ka ndaluar jashtë një kafeneje në rrugën Lenorman.

Katër burrat iu afruan shpërndarësit me origjinë shqiptare të dyqanit dhe për një arsye të panjohur janë zënë. Menjëherë më pas, sipas informacioneve në skenë kanë dalë thikat, nga të cilat është plagosur shpërndarësi dhe një shqiptar.

lg.php

(BalkanWeb)
 
Back
Lartë