• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Shenjat që tregojnë se jeni në lidhje shpirtërore me dikë

Kresha

A pretty face can never trick me
S-Mod
LV
0
 
eb207a84c22755fd09c79e8a38f1297f.jpg


Ne takojmë një numër të madh njerëzish në jetën tonë, secili unik në mënyrën e vet, por vetëm me disa perceptojmë një lidhje të veçantë shpirtërore sikur t’i kemi njohur përgjithmonë.


  1. Instinktet tuaja jua zbulojnë atë
Ju thjesht e dini që ekziston një lidhje shpirtërore. Dhe nuk ka vend për dyshim. Kur jeni të lidhur shpirtërisht me dikë, instinkti juaj përgjigjet maksimalisht dhe nuk ka asnjë arsye logjike prapa kësaj ndjenje.

2. Ndiheni jashtëzakonisht të sigurt dhe të fortë si emocionalisht ashtu edhe fizikisht
Kur ndjen një lidhje shpirtërore me dikë, prania e tij të qetëson. I gjithë ankthi, nervozizmi, frika juaj zhduken me praninë e tyre.

3. Me ta jeni të lirë të jeni ata që jeni
Me ta ju jeni vetvetja, ndërkohë që në marrëdhënie të tjera nuk keni sukses në këtë pikë. Ju ndjeheni të lirë të shpreheni lirshëm, nuk keni shqetësim dhe asgjë nuk ju pengon. Ekziston një ndjenjë e madhe çlirimi brenda dhe jashtë jush.

4. Ndiheni sikur i njihni prej shekujsh
Kur kuptoni se jeni të lidhur shpirtërisht me dikë, keni ndjenjën se i keni njohur gjithmonë këta njerëz. Jam i sigurt që kjo ju ka ndodhur shumë herë… Mund të ndodh që njerëzit më të ndjeshëm, të përjetojnë regresione spontane dhe të kujtojnë gjallërisht këta njerëz në vende të tjera, në jetë të tjera. Ka një lloj familjariteti tek ata që ju tërheqin, që ndihen thellë brenda jush.

5. Ju u besoni verbërisht atyre
Nëse nuk u besoni atyre atëherë nuk mund t’i besoni askujt tjetër. Besimi juaj tek ata është i pakushtëzuar edhe në rast se jeni një person që vështirë se besoni.

6. Ju komunikoni me ta në heshtje
Heshtja është një nga mënyrat e komunikimit kur jeni të lidhur shpirtërisht me një person. Ju nuk keni nevojë të shprehni gëzimin, ankthin ose frikën tuaj. Thjesht ju ose ata e dinë tashmë. Ata i kuptojnë gjendjet tuaja shpirtërore dhe ju përgjigjen me një përgjigje të tillë.

7. Bëni biseda të thella me ta
Bisedat me këta njerëz nuk janë kurrë sipërfaqësore, sepse ju mund të eksploroni unin tuaj të brendshëm (dhe të tyre) kur jeni në shoqëri. Bisedat janë të thella, secila prej tyre përfundon duke rritur njohuritë tuaja për veten dhe botën përreth.

Revista Psikologjia
 
Lesbo a ?
Mos paragjyko!
Ata ato që ndihen mirë shpirtërisht nuk ështe e domosdoshme të jenë femër-mashkull..
Lidhjet shpirtërore ndodhin dhe mes mikesh..
Unë i kam.has të dyja..dhe ne gjininë tjeter.
Luledielli është në tag sepse me atë ndihem kështu në forum. Persona të tjerë nuk janë këtu.?
 
Po duhet njeri me e qit nje emoji nfund per me kuptu dikush qe o hajgare, perndryshe, qe rezultati lool
 
Po duhet njeri me e qit nje emoji nfund per me kuptu dikush qe o hajgare, perndryshe, qe rezultati lool
Kur na intereson jemi dhe less?
 
Pse duhet me mendu ters kur dy femra duhen shumë?

Lidhja jonë është miqësore ?

Se paskam dite, shyqyr qe e hapa kete teme, se s'di qysh e kisha shty diten mos me marr vesh :p
 
Whatever xD
 
Back
Lartë