• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

SHBA nxjerr pasaportat neutral! Jo M/F, por X, respektim i identitetit gjinor

...

Kontributor
LV
0
 

SHBA nxjerr pasaportat neutral! Jo M/F, por X, respektim i identitetit gjinor​



pasaport-X.jpg


SHBA i çon një hap më tej politikat për respektimin e orientimit seksual dhe identitetit gjinor.

Duke filluar nga 11 prilli, shtetasit e saj që nuk e identifikojnë veten as si meshkuj as si femra, pra jobinarët, ndërseksorët, diversët ose ata që janë të pasigurt për gjininë që kanë, do të kenë mundësinë që në pasaportat e tyre të kenë X-in si shenjë në vendin ku shënohet gjinia.

Njoftimin e dha sekretari i shtetit, Antony Blinken. “Për një kohë shumë të gjatë, amerikanët transgjinorë, jobinarë dhe ata që janë të pasigurt për gjininë e tyre janë përballur me pengesa të konsiderueshme për të udhëtuar të sigurt si brenda Shteteve të Bashkuara dhe nëpër botë”, pohoi Shtëpia e Bardhë.

Shtetasit e SHBA-së që bëjnë kërkesë për pasaportë tani e tutje nuk kanë nevojë të ofrojnë dokumentacion mjekësor për të dëshmuar se janë jobinarë, ndërseksorë ose ata të pasigurt për gjininë që kanë. Pasaporta e parë amerikane në të cilën në vend të M/F kishte shenjën “X” u lëshua në tetor të vitit 2021. Mundësia për t’u pajisur me dokumente me gjininë X edhe në sektorë të tjerë, si p.sh. në librezat e sigurimit social, patentat për drejtimin e makinave etj, do të jetë duke filluar nga viti i ardhshëm”, thuhet në një deklaratë të Blinken.

Edhe Enti për Sigurinë e Transportit (TSA), do ta heqë aspektin e kontrollit të gjinisë në rastet kur identifikon udhëtarët në pikat e kontrollit të sigurisë në aeroporte dhe do të reduktojë numrin e kontrolleve trupore. Masat vijnë vetëm pak ditë pasi guvernatorët e Arizonës dhe Oklahomës, nënshkruan ligje që ndalojnë sportistët transgjinorë të konkurrojnë në garet sportive të femrave në shkolla.





Top Channel
 
Back
Lartë